Këngëtari dhe banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Klajdi Musabelliu, ka ndarë një detaj të veçantë nga jeta e tij personale gjatë një bisede të sinqertë me Rozana Radin. Pavarësisht debateve të tyre të mëparshme në shtëpi, ai vendosi të tregojë një histori nga e kaluara e tij, duke zbuluar një ndjenjë të fortë që kishte përjetuar vite më parë.
Klajdi kujtoi kohën kur ishte pjesë e spektaklit të këndimit “Ethet e së premtes mbrëma” dhe rrëfeu se gjatë atyre momenteve kishte qenë i dashuruar me këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Ai e përshkroi afrimitetin mes tyre si një arsye që e bëri të ndjente diçka më shumë për të.
“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kam ndjerë për të kur kemi qenë tek Ethet, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës në prova bashkë dhe këndonim bashkë,” ka thënë Klajdi.