• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Klaniforna’ rikthehet në 1 shkurt dhe Marina e lajmëron gjithçka me një video

Ashtu siç është bërë e ditur edhe disa javë më parë, programi i humorit në ekranin e ‘Tv Klan’, ‘Klanifornia’ do të rikthehet në ekran për të gjithë teleshikuesit në datë 1 shkurt. Ditën e sotme moderatorja dhe gjithë kasti i aktorëve kanë publikuar në rrjetet sociale promon e sezonit të ri ku shfaqen të gjithë mjaft gazmorë si në çdo dalje të tyre publike.

“‘Klanifornia’, fillojmë në 1 shkurt”, ka shkruar Marina krah postimit të saj më të fundit në llogarinë në ‘Instagram’. Ndjekësit kanë lënë menjëherë një sërë komentesh duke theksuar se janë duke e pritur rikthimin e tyre në televizion.

Kujtojmë se ky format nisi në muajin tetor dhe që prej atëherë është kthyer ndër më të preferuarit e publikut./revistawho.com

View this post on Instagram

Fillojme me 1 shkurt?

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on