Edhe këtë vit, hotelet shqiptare nuk u çertifikuan sipas yjeve, një standand elementar ky në fushën e turizmit.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit po punon për hartimin e legjislacionit, por afati më i afërt mund të jetë shtatori. Nga ana tjetër, Shoqata shqiptare e Hotelerisë kërkon çertifikimin sipas standardeve ndërkombëtare, pasi vetëm në këtë mënyrë klienti është i sigurtë për zgjedhjen.
Aktualisht në Shqipëri, vendosja e yjeve bëhet sipas dëshirës së pronarëve të hoteleve, e vetëm një pjesë e vogël përmbushin kushtet për standardin që pretendojnë. Kjo e dëmton industrinë turistike dhe nuk krijon mundësi, që turistët të rikthehen në të ardhmen.







