Klea Huta ka treguar se shumicën e kohës është duke u kujdesur për të voglin e saj, Krid. Së fundmi moderatorja ka ndarë një foto të vogëlushit pas një dite të lodhshme, krah së cilës ka shkruar: “Jeta ime e vogël që bë telef sot. U ushqyem dhe ramë për të fjetur. Urojmë të zgjohemi në mëngjes, nëse ka mrekulli le të ndodhë sonte. Urojmë t’iu kemi bërë pjesë të një dite aspak të zakonshme tonën. Natën e mirë yje, shihemi nesër”.
Klea nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër se çfarë ka ndodhur ditën e sotme, megjithatë duket se Krid e mbush çdo ditë edhe me më shumë dashuri.
Kujtojmë se Huta ka lajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet me disa projekte të reja, për të cilat nuk ka zbuluar shumë detaje./revistawho.com









