Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Klea Huta në një serial turk me Ertugrul? Ja e vërteta

13/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Klea Huta në një serial turk me Ertugrul? Ja e vërteta

Pak para performancës në “Këngën Magjike”, Klea Huta u komentua në portale e media për një bashkëpunim me kinematografinë turke, ku u fol se do të luajë në të njëjtin serial televiziv me aktorin e famshëm turk, Engin Altan Duzya, i njohur si Ertugrul. Edhe pse takimi i Kleas me aktorin turk është bërë para disa muajsh, lajmi u publikua një ditë para garës për festivalin “Kënga Magjike”, ku Klea përformon për herë të parë si këngëtare për krijimin “Amla”, në bashkëpunim me djemtë e “Alar Band”. Në një intervistë të fundit për mediat, Klea ka deklaruar se producentët turq i kanë ofruar pjesëmarrjen asaj në një serial turk. Ajo ka pohuar se do të interpretojë përkrah një prej aktorëve më të dashur në Turqi, Engin Altan Düzyatan, që në Shqipëri është i famshëm për personazhin e tij, Ertugrul, nga seriali që mban emrin e tij.“E takova ndërkohë që ai ishte në sheshxhirim me serialin ‘Ertugrul’. Unë isha së bashku me delegacionin nga Shqipëria dhe ishte një takim shumë miqësor. U ulëm dhe si tradita e do, na ofroi çaj. Më tej biseduam për projektin e ri që do të nisë së shpejti, ku ne të dy do të jemi pjesë. Engini ishte një person i thjeshtë, shumë i komunikueshëm dhe miqësor. Siç shihet edhe nga televizioni, ishte një mashkull shumë simpatik dhe një aktor shumë i kompletuar. Ishte bërë baba dhe ishte shumë i lumtur për këtë fakt. Bisedat kryesisht u vërtitën rreth telenovelës më të re që do të bëjmë së bashku. Më uroi suksese dhe më pas vijuam vizitën në ambientet, ku dhe po luhet telefilmi “Ertugrul””, tregonte Klea. Gjithsesi nuk e kam menduar asnjëherë ta braktis Shqipërinë. Unë thjesht po shijoj famën si dhe po përpiqem të prek edhe skenat e tjera europiane jashtë Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë që do të largohem përfundimisht”, rrëfen Klea. Ajo ka folur dhe për vlerën e ofertës, që sipas saj është një “ofertë e majme”. Por sipas burimeve të Panoramës brenda delegacionit prej katër personash që takuan Ertugrul në Stamboll ishte edhe aktorja tjetër Eni Jani. Sipas tyre, e vërteta është që ishte një ide për bashkëpunim, por që u la në mes. Produecentët që punojnë me Ertugrul ishin në kërkim të aktorëve dhe Klean e pëlqyen shumë, por më pas nuk kanë shkëmbyer kontakte mes njëri­-tjetrit. Në fillim të këtij viti në media u fol se Ertugrul do të luante në një film të përbashkët shqiptaro­turk me temë emigrimin e shqiptarëve në kohë. Përveçse si aktor, Engin Altan Duzyatan, 36­ vjeçar, njihet në Turqi edhe si showman. Nëse Klea arrin të jetë pjesë e produksioneve të tij, ajo do të pasojë Nik Xhelilaj dhe Almeda Abazin që kanë arritur të bëjnë famë në Turqi./Panorama/






Tags: ertugrulKlea Huta
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
FOTO/ Lori Hoxha bëhet teze: Faleminderit zot

FOTO/ Lori Hoxha bëhet teze: Faleminderit zot








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera