Këngëtari dhe kompozitori i njohur Elgit Doda feston sot përvjetorin e 30-të të lindjes. Sigurisht që e dashura e tij, moderatorja e suksesshme Klea Huta nuk mund të mungonte, madje ishte ajo organizatorja e festës surprizë mes miqsh dhe kolegësh. Bukuroshja e ekranit është siguruar që të organizojë çdo gjë në sinkron për të kapur orën 00:00 të mbrëmjes.
Ata e kanë pritur së bashku 16 dhjetorin dhe Elgiti është shfaqur shumë i emocionuar dhe i surprizuar. Muzikë, dashuri, të qeshura, kjo është panorama që çifti i njohur i ekranit ka ofruar në këtë ditë speciale./revistawho.com