• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Kledi dhe Sheila i lanë hapësirë gjithë botës t’i cilësojë si çiftin e radhës nga BBV

Prej pak javësh dy ish-banorët e “Big Brother Albania VIP”, Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj janë përfolur për një lidhje dashurie. Kjo nxitur nga postimet e tyre bashkë, por edhe video që kanë qarkulluar ku shihen të afërt me njëri-tjetrin. Këto dyshime u përforcuan sot pas postimit të fundit të këngëtares në Instagram ku dy ish-banorët shihen të përqafuar dhe të buzëqeshur. Ata nuk thanë asnjë fjalë, por ndjekësit i komentuan dhe komplimentuan si çift. Burime për ‘Revista Who’, kanë zbuluar se kjo në fakt është vetëm një foto e shkëputur nga klipi i fundit i Sheilës, ku Kledi është model dhe në të vërtetë nuk janë të lidhur.

Ky detaj do zbulohet së shpejti.