Si sot para 30 vitesh, mijëra shqiptarë vendosën të linin atdheun për një jetë më të mirë. Mes tyre edhe dy prej shqiptarëve më të famshëm që sot na bëjnë krenarë, Kledi Kadiu dhe Ermal Meta.
Të dy kanë postuar foto nga ky moment historik duke treguar se ka mbetur në kujtesën e tyre e ju ka ndryshuar jetën.
“Ishte mengjesi i dates 8 gusht 1991 kur zbarkova për herë të parë në Itali. Kanë kaluar 30 vjet dhe kujtesa është akoma aq e gjallë në mua. Unë dhe 20,000 bashkatdhetarë të tjerë sapo i kishim besuar shpresat e një jete anijes së Vlorës dhe ne nuk e kishim idenë se kjo arratisje do të ndryshonte përgjithmonë historinë e dy kombeve.
Kur hipa në atë anije, nuk e dija se çfarë të prisja dhe sigurisht që kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar. Por me kalimin e viteve kam kuptuar se ne mund të bëhemi ata që duam, por pa harruar kurrë origjinën tonë”, shkruan Kledi.
“Bijve të një kohe të plagosur që koha nuk mundi t’i plagosë”-shkruan ndër të tjera Ermali.