Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kledi Kadiu ndan momentet delikate të shëndetit të të birit, pak pas ardhjes në jetë të tij

25/03/2022
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kledi Kadiu ndan momentet delikate të shëndetit të të birit, pak pas ardhjes në jetë të tij

 





Me një postim në rrjetet sociale, Kledi Kadiu ka treguar për herë të parë, vështirësitë që ai dhe bashkëshortja e tij kanë hasur muajt e fundit pas ardhjes në jetë të djalit.
“Charlotte dhe unë kemi vendosur të tregojmë një pjesë të historisë sonë, duke shpresuar se kjo do të jetë një shembull për nënat dhe baballarët që janë në një udhëtim të ngjashëm me tonin.
Ne prisnim momentin e duhur për ta bërë këtë, duke ruajtur në radhë të parë djalin tonë, motrën e tij të vogël dhe energjitë tona.
13 ditë pas lindjes, Gabrieli pati ethe dhe konvulsione të forta, simptoma të një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefalit. Fillimi i një sprove që na vuri vërtet në provë. Gabrieli mbijetoi dhe pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e një heroi, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar. Pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në terapi intensive dhe shumë e shumë ekzaminime, u kthyem në shtëpi, të vetëdijshëm se rruga e rikuperimit do të ishte e gjatë dhe kërkuese. Ne filluam menjëherë një proces rehabilitimi gjë që na lejoi të kuptojmë plotësisht se si ta ndihmojmë më së miri fëmijën tonë përmes lojës dhe stimulimit. Ne nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe dashurinë si stimulin më të mirë për të mësuar. Dhe pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë. Kur ndodhin gjëra të tilla, mund të jetë e vështirë të gjesh forcën për të ridalë në sipërfaqe. Ndryshimi mund të bëhet nga njerëzit që zgjidhni të keni në krah dhe profesionistët që mbështeten në rritjen e fëmijës suaj. Nuk është e lehtë të përkthen ndjenjat tona në disa rreshta, sigurisht që ndihemi jashtëzakonisht mirënjohës që jemi pranë Gabrielit që na mëson çdo ditë se sa e çmuar është dhurata e jetës”, ka shkruar Kledi./revistawho.com

https://www.instagram.com/p/CbetkDKKWu2/?utm_medium=copy_link


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Next Post
Einxhel ka një trend që nuk duhet t’ju ketë shpëtuar edhe për verën 2022

Einxhel ka një trend që nuk duhet t’ju ketë shpëtuar edhe për verën 2022








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera