Në klipin e saj prezantues ne Eurovizion, Eneda Tarifa nuk u shfaq vetëm si këngëtare por edhe si një mami në karrierë. Ajo që na ra në sy menjëherë është se në klip shfaqet edhe vajza e Enedës, e vogla Aria. Në një intervistë për “Revistawho.com”, Tarifa u shpreh se do te kishte dashur që vajza e saj të ishte pak më e rritur që ajo ta merrte me vete në këtë eksperiencë të rrallë në karrierën e saj.