Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

KLSH nxjerr zbuluar Metrologjinë: Shqiptarët mashtrohen me peshën

04/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
KLSH nxjerr zbuluar Metrologjinë: Shqiptarët mashtrohen me peshën

Shqiptarët nuk janë të sigurt në sasitë apo masat e produkteve që blejnë. Një auditim i Kontrollit te Larte te Shtetit vë në dukje se ka shume mangësi në kontrollin e mjeteve të matjes, dhe peshave për produktet e paketuara. Konsumatorët shqiptarë nuk janë të sigurt për sasitë e mallrave që blejnë, përshirë këtu edhe ujin në rubinet apo energjinë elektrike.  Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të bërë për mbrojtjen e konsumatorve në peshën dhe matjen, ka nxjerrë në pah se konsumatorët nuk mbrohen nga abuzimet me peshën e matjen.
Sipas KLSH-së, kontrollet në Drejtorinë e Pergjithshme të Metrologjisë, insitutucioni pergjegjës për kalibrimin e matësve dhe kontrollet në terren, tregojnë për mangësi të mëdha të këtij institucioni. Ligjet e papërshtatura me ato të BE-së ësht një nga problemet që vëren KLSH, por raporti vëren probleme edhe në aktivitetin e përditshëm.
Audituesit e KLSH-së kanë vërejtur se çalon bashkëpunimi i institucioneve  që duhet të kontrollojnë nëse marrim peshën apo masën e shkruar në etiketë. Inspektimet sipas KLSH-së nuk janë të qëndrueshme, ndersa disa matje të rëndësishme për popullsinë nuk kryen siç është siguria publike, shëndetësia, mjedisi, komunikimin telefonik, etj
Statistikat, tregojnë se në vendet e zhvilluara pasaktësia në matjet e tregtisë me pakicë ndryshojnë nga 0,3 – 3 %, ndërsa në vendet me sistem të metrologjie të mangët, pasaktësite variojnë nga 1 % në  20 %.
KLSH kerkon të bëhen më shumë kontrolle për peshat, pasi vitet e fundit, prodhimet e paketuara dhe numri i supermarketeve është rritur ndjeshëm. Një mangësi e vogel në peshë, mund të ketë ndikim të madh në buxhetin e familjeve shqiptare ku vetem ushqimet zënë mbi 40% të shpenzimeve. /ABC





Tags: mashtrimipesha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Jennifer Lopez zbulon sekretin e rinisë së përhershme

Jennifer Lopez zbulon sekretin e rinisë së përhershme








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera