Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Koha kalon, por jo për Xhensila Myrtezajin. Këngëtarja mbetet gjithmonë një çupëlinë e vërtetë

06/04/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Koha kalon, por jo për Xhensila Myrtezajin. Këngëtarja mbetet gjithmonë një çupëlinë e vërtetë

Ishte një adoleshente plot ëndrra kur u shfaq për herë të parë në ‘Ethet e së Premtes’. E pamë të rritej pak nga pak bashkë me skenën, por ëmbëlsia që e karakterizon e ka shoqëruar gjithmonë. Bëhet fjalë për këngëtaren që tashmë pret të bëhet nënë, Xhensila Myrtezaj.





Në daljet e para, Xhensila u shfaq si një vajzë e ndrojtur, por me talentin dhe simpatinë e saj arriti të fitonte zemrat e të gjithëve. Pak nga pak ajo filloi të rritej, por brenda saj Xhensila vazhdonte të ishte ende një çupëlinë e ëmbël që të rrëmben menjëherë vëmendjen me zërin e saj. Ajo gjeti dhe dashurinë e jetës, Bes Kallaku, e më pas filloi që çdo këngë e saj të merrte një karakter romantik. Xhensila përsëri nuk ndryshoi në videoklipe, shfaqej gjithmonë e veshur me fustane tipike të një kukulle Barbie.

Rezultate imazhesh për xhensila myrtezaj engjelli im


Por për një moment kur i gjithë tregu muzikor shqiptar filloi të transformohej edhe Xhensila filloi të ndryshonte disi. Me këngët ‘Ring the Alarm’, ‘High Love’, ‘Ama dorën’, Xhensila tentoi të shfaqte një stil pak më agresiv për t’u afruar me shijet e publikut të ndryshuar. Megjithatë ëmbëlsia e saj bëri që të rikthehej përsëri në të njëjtin stil të mëparshëm.

Së fundmi këngëtarja pret të bëhet nënë për herë të parë dhe kemi parë se dhe tani nuk ka mundur t’i largohet stilit të saj prej çupëline. Kohët e fundit e kemi parë të veshur më së shumti me këmisha dhe ngjyra shumë të ëmbla. Mund të përmendim edhe daljen e saj “Në kurthin e Piter Pan”, në të cilin ngjante njëlloj me vajzat e vogla të emisionit e veshur me fustanin ‘pink’ dhe me fjongon që mbante në kokë. Kjo do të thotë se Xhensila mund të kalojë stade të ndryshme në jetë, por ka për të mbetur e njëjta çupëlinë gjithmonë. /revistawho.com

 

Tags: xhensila myrtezaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Edhe pse është vetëm 6 vjeçe, vajza e Beyonce dhe Jay-Z vishet nga një stilist personal

Edhe pse është vetëm 6 vjeçe, vajza e Beyonce dhe Jay-Z vishet nga një stilist personal








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera