Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori! 23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV  23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë! 23/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë! 23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont! 23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kokrrat”, pa censurë (Xheti, Erioni dhe Bjordi në kopertinën e parë sëbashku)

15/01/2016
in Intervista, Në Kopertinë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Kokrrat”, pa censurë (Xheti, Erioni dhe Bjordi në kopertinën e parë sëbashku)

Fotot: Geljant Kaleci





Një intervistë plot batuta nga djemtë e “Kokrrat”. Artistët e talentuar ndajnë me lexuesit e revistës “revistawho.com” sekretet dhe skenat e patransmetuara për publikun, nga seriali që solli një koncept të ri në ekranet shqiptare. Si janë ndërtuar skenat që duan dy ditë kohë për t’u xhiruar? Pse njëri nga djemtë zgjohet një ditë dhe e gjen veten femër? Si ka qenë bashkëpunimi me personazhet VIP, dhe pse ne nuk e dinim më herët se djemtë janë pak të ngathët e të turpshëm me femrat? Bjordi, Erjoni dhe Xheti tregojnë se nuk jetojnë bashkë dhe se punët e shtëpisë i bën pastruesja, ndërsa presin që pas suksesit të serialit, me paratë e mbledhura të bëjnë pushime në Maldive. Doemos,  për vetë natyrën e tyre, jo çdo fjalë u duhet marrë seriozisht, ndaj kur thonë që nuk do të kenë seri të reja, por “do të ritransmetojmë episodet e vjetra me montazh tjetër”, buzëqeshni, sepse djemtë jetojnë me shakatë dhe zëreni se kjo intervistë është një pjesë ndryshe e serialit, një pjesë që transmetohet në “revistawho.com”. Ju ftojmë të lexoni tre çapkënët e ekranit.

WHOONLINE101


Si lindi “Kokrrat”?

Lindi si një dëshirë e jona për të sjellë në Shqipëri një format të ngjashëm me stilin e serialeve televizive dhe “web”-ve të huaja, por të sjellë në realitetin bashkëkohor shqiptar.

Ju bashkoi ky projekt apo njiheshit më herët?

Njiheshim më herët, prandaj vendosëm që tre personazhet kryesore të bazoheshin mbi personalitetet tona. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë, kështu që edhe trajtimi i personazheve ishte më i thjeshtë.

Për ata që s’e dinë, ju keni jetuar të tre për disa vjet në Itali… Si ka mundësi që jeni kaq shqiptarë në episodet tuaja?

Ishte një nga qëllimet tona. Edhe pse stili i regjisë dhe i ndërtimit të skenarit është frymëzuar nga seriale dhe filma të huaj, donim që ambientimi dhe personazhet të ishin tipikë shqiptarë.

Duke qenë se skenarin e keni shkruar vetë, gjithçka ka qenë përjetim personal?

Shumë gjëra janë të bazuara në eksperiencat tona ose të rrethit tonë shoqëror, por disa jo… Për shembull, asnjërit prej nesh nuk i ka ndodhur që të zgjohet një ditë e ta gjejë veten të transformuar në femër…

Si kanë qenë reagimet apo kritikat që keni marrë?

Shumë të mira. Kush na takon na bën komplimente pa fund. Por nuk harrojmë që jetojmë në një botë false…

WHOONLINE102

Pse keni përfshirë persona të famshëm në serial, për të rritur suksesin?

Normalisht që po!

Cili personazh ju ka mërzitur më shumë?

Johnny Depp ishte kaq i bezdisshëm dhe tekanjoz në set saqë vendosëm që episodin ku ai ishte i ftuar ta hiqnim fare, dhe nuk e transmetuam hiç.

Po më komodi cili ka qenë?

Të gjithë kanë qenë shumë të mirë, por duhet të cilësojmë Getoarin, i cili edhe pse nuk kishte fare kohë për të xhiruar, u tregua shumë i gatshëm për të qenë pjesë e projektit.

Cila është videoja më e klikuar në Youtube deri tani?

“Karma is a bitch”, episodi ku Bjordi zgjohet në mëngjes dhe është transformuar në femër.

Na tregoni pak prapaskenat e xhirimeve… Sa orë duhen për një episod?

Varet nga episodet, në fakt, por mesatarisht na duhen 1 deri në 2 ditë.

E keni nisur ndonjëherë nga e para një episod se nuk ju pëlqente?

Jo, nuk ndodh kjo.

Ka kaq shumë momente gazmore për shikuesit. Po juve a ju ka kapur ndonjëherë e qeshura?

Kemi qeshur nga fillimi deri në fund. Ka disa plane që nuk i përdorëm dot, sepse operatorët qeshnin kaq shumë saqë dridhej figura.

WHOONLINE104

A e ndani edhe në jetë, si në serial, gjithçka me njëri-tjetrin?

Ndajmë vetëm hallet, dashnoret, dhe çorapet. Por mishin jo. Qoftet janë të shenjta.

A i di Bjordi sekretet e Erionit dhe Xhetit? Po Erioni? Xheti?

I dimë disa.

Na tregoni nga një sekret për secilin.

Xheti është fans i çmendur i Ricky Martin.

Erioni sheh “Sex and the city” dhe shpeshherë qan tek episodi ku Keri ndahet nga Mr.Big.

Bjordi, në të vërtetë është kinez.

WHOONLINE105

Si i keni marrëdhëniet me vajzat?

Shumë të mira i kemi! Ndonjëherë arrijmë t’i përshëndesim pa u turpëruar. Xheti njëherë arriti ta prekë njërën, por Erioni thotë që ai gënjen.

Si është të jetosh në një shtëpi me tre djem?

Në jetën e vërtetë nuk jetojmë bashkë, sepse e kemi inat njëri-tjetrin.

Kush i bën punët në shtëpitë tuaja?

Pastruesja.

Kush i mban llogaritë?

Ekonomistja.

A do të ketë një sezon të dytë?

Ka shumë gjasë që kjo të ndodhë.

Çfarë të reje do të sillni?

Asgjë, do të ritransmetojmë episodet e vjetra me montazh tjetër. Dhe me paratë që do fitojmë, do të shkojmë në Maldive.

WHOONLINE106

Tags: BjordiErioniKokrratXheti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Next Post
Një tjetër shqiptare bën për vete Roberto Cavallin

Një tjetër shqiptare bën për vete Roberto Cavallin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera