Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirus / Media e infektuar nga CoronaVirus

30/03/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirus / Media e infektuar nga CoronaVirus

Nga Ajn





Dita 17 e izolimit. Kemi 223 të infektuar, 12 prej të cilëve kanë humbur jetën. Nuk është më lajm që jemi tepër të rënduar psikologjikisht dhe fizikisht. Kufijtë janë mbyllur tashmë dhe ndihemi më vetëm se kurrë.
Me sytë nga mediat presim që në ekran të gjejmë formulën e shpëtimit, vaksinën a lejedaljen.
Nobelisti në kimi, Michael Levitt, ka qetësuar botën duke u shprehur se kjo situatë do të përfundojë më herët se parashikimet e qeverive (dhe të mendosh se kurrë nuk u kam besuar qeverive). Parashikimet e Levitt-it kanë qenë profetike në Kinë ndaj prononcimi i tij dha shpresë.
Veçse çdo gjë që dimë sot e dimë prej informacionit nga mediat. Dhe mes mijërave të prekurve në biznese, media është ndër më të “infektuarat”. Reklamat që ranë me 15% gjatë marsit pritet të bien me 30-40% gjatë prillit duke i çuar mediat në kolaps të rrezikshëm. Shumë gazetarë kanë humbur punën dhe të tjerët që ende punojnë do e kenë të vështirë të paguhen. “Thesi” i qeverisë nuk ka për të gjithë dhe gjasat janë që media të shihet si luks në këtë situatë, ndonëse nuk është. Problemet janë të njëjta për mediat e mëdha dhe për portalet, pavarësisht se shumat që japin në fund të muajit janë të ndryshme, edhe ato që merrnin janë po aq. Media është e shtruar në spital, në reanimacion, ende pa frymëmarrje të drejtuar. Media ka sakrifikuar luksin e spektakleve të mëdha, por nuk duhet gjithsesi të sakrifikojë informacionin. Ai mbetet oksigjeni.
P.S.
E(h)-Albanias i ra serveri. Në lock-down edhe ai si ne. Sot dola fshehurazi nga shtëpia për të blerë jeshillëqe. Zbulova se një kurorë brokoli shitej për 300 lekë. Edhe çmimet janë çmendur si të gjithë. Dhe brokoli është mall luksi ?./revistawho.com


Tags: gazetarekolapsKoronavirusimediareklamaShpenzime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Aktorja turke dhe futbollisti i famshëm bëhen prindër për herë të parë

Aktorja turke dhe futbollisti i famshëm bëhen prindër për herë të parë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera