Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Engjëjt e bukës dhe bluzat e bardha si shembuj humanizmi

01/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Engjëjt e bukës dhe bluzat e bardha si shembuj humanizmi

Nga Ajn





Dita e 19 e izolimit, 259 të infektuar me Covid-19 në vendin tonë. Në Itali shifrat mbeten të larta dhe dhembja e “qyteteve pa gjyshër” të prek kilometra larg.

Për njerëz si unë që janë rritur duke i mbajtur gjyshi përdore dhe që pak vite më parë ka mbajtur dorën e gjyshit në spital në orët e fundit të jetës, nuk ka shumë vend për imagjinatë. Kujtoj se fytyra i qeshte kur në dhomën e Sanatoriumit pa nipërit e mbesat të mbledhur për të. E kam menduar shpesh këto ditë kur kam lexuar për të moshuar që shuhen të vetëm pa pasur askënd afër.


Dhe përcillen pa qenë askush për të vënë një tufë lule në banesën e fundit të tyre.

Në mesin e gjithë kësaj vetmie e frike të madhe, për bukën e së nesërmes e jetën në dhoma reanimacioni, lexova lajmin e dy furrëtarëve që shpërndajnë në Bergamo bukë për të pamundurit, për të moshuarit e ata që janë të varfër. “Engjëjt e bukës” i ka quajtur media italiane dhe dy vëllezërit që kanë furrën “Bellini” janë dy shqiptarë nga Shkodra. Mervin dhe Gazjon Skuqi kanë treguar anën më të mirë njerëzore, shembuj njerëzish të thjeshtë që japin çfarë kanë e ndihmojnë si munden.

Ndërsa vëllezërit Skuqi kanë prekur Bergamon, ekipi mjekësor prej 30 vetash që dërgoi Shqipëria në ndihmë të Italisë në kohën e vetmisë së madhe, ka prekur tërë popullin italian duke riformuar edhe njëherë imazhin e shqiptarëve matanë detit. Ne që ishim hajdutë e kriminelë më në fund treguam anën tonë humane, treguam më të mirën tonë, si ajo shtëpia e varfër në fund të fshatit që e kishin gjykuar të gjithë dhe në fund na dha një mësim të madh bashkëjetese: imazhi nuk qe krejtësisht i saktë, po, kemi kriminelë e hajdutë si çdo komb, por veç tyre kemi engjëjt e bukës dhe bluzat e bardha./revistawho.com

 

Tags: bluzat e bardhaBukedyqanItaliKolona Virusi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera