Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Kafe me karton dhe rrëfim një polici

06/05/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Kafe me karton dhe rrëfim një polici

 





Nga Ajn
Dita e 52 e karantinës. Dita e 52 me kafe turke, me kafe në gotë plastike, me kafe pa filxhan, me kafe në karton, me kafe që nuk është kafe, po një lëng i zi, i hidhur, i njelmët, i athët, i pakapërdishëm po që ne e kapërdijmë se kur nuk ke pulë do hash sorrën, madje do thuash edhe lutjen para e pas buke, duke falenderuar Zotin a bamirësin. Dita e 52+ 4 që rrimë me sytë nga Ministria e Shëndetësisë, sa raste të reja, ku janë, si janë, sa raste kontakti, si e morën, kë kanë takuar, po pse kanë takuar njerëz a ka thënë qeveria mos takoni njeri jo po ju nuk bëheni njerëz që mos u bëfshi, dita e 52+ 4 me sytë nga dera, dita e 52+ 4 që harxhojmë pak lek e marrim aspak, portofoli rri matanë, ne këtej, nuk njihemi më, nuk duhemi më, nuk prekemi më, nuk njihemi më, unë nuk i jap gjë, ai nuk ka pse hapet. Dita 52+4 që i marrim leje shtetit e policisë, nëse duam të dalim (mendsh), nëse duam së sëmuremi, të takojmë prindërit, partnerët, ndonjë të dashur sekret, a ndonjë simpati të paqartë. Tashmë e merr vesh policia para miqve se ku po shkojmë.
“Mirëmëngjes për ku? -Për tu hedhur në ndonjë urë. Po pse me gjithë makinë? -Se është e vjetër dhe e lodhur, si unë. Ehe, po ke marrë leje?
-Për çfarë, për t’u hedhur? Po edhe për këtë duhet leje. -Epo dua të hidhem pa leje.
Po nuk lejohet pa leje.
-Po më arrestoni po shpëtova”, i them policit. Ai qesh dhe thotë me krahë të lehta. Unë vendos të mos hidhem. E kam lënë që do shkruaj derisa të mbarojë karantina, e si duken bathët, do jetoj gjatë.
Dita 52+4 dhe kemi 12 raste të reja, 832 në tërësi. Tani flasim për ekonominë, si për një të sëmurë të intubuar që e mbajmë në jetë me zor. Natën e mirë i dashur polic. Ti fjete? Mua nuk më zë gjumi.


Tags: Kolona Virusi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
“M’i njeh shumë mirë shijet”, Adelina Tahiri tregon si e surprizoi bashkëshorti për ditëlindje

“M’i njeh shumë mirë shijet”, Adelina Tahiri tregon si e surprizoi bashkëshorti për ditëlindje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera