Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi/ Lutja e Shën Pjetrit dhe të pafatët e Shqipërisë

27/03/2020
in Pa kategori
Reading Time: 1 min read
A A
#KolonaVirusi/ Lutja e Shën Pjetrit dhe të pafatët e Shqipërisë

Nga Ajn





Dita e 15. Numra të frikshëm humbjesh në Itali. Në mbrëmje Papa Françesku u lut në sheshin bosh të Shën Pjetrit. Pamja surreale e madhështisë dhe frikës së një sheshi ku nuk e shkel asnjë këmbë, ku nuk dëgjohen as zëra, as pëshpërima, as të qeshura fëmijësh i dha sonte situatës që po kalon bota fytyrën që ka. Heshtje, pafuqi, lutje dhe shpresë. Në anën tjetër të detit Shqipëria shtrëngon lëvizjet. Daljet vetëm me leje në një portal të bllokuar. Të moshuarve nuk u lejohet më të dalin nga shtëpitë me premtimin se ilaçet dhe ushqimet do ju dërgohen te dera. Por Shqipëria digjitale është vetëm në fjalimet mediatike. Përtej tyre ka një hendek të madh mes asaj që jemi e thonë se dukemi. Varfëria e tejskajshme do jetë më e pamëshirshme se Covid-i. Kam ndërmend qindra mijëra fytyra e emra që janë të strukur diku para një frigoriferi bosh. Në një çadër. Në një kolibe. Adresarët tanë nuk i kanë të shënuar. As Babagjyshi. Sot në ditën e 15-të është e vështirë të gjesh ku të kapesh. Secili pyet, në listat e kujt jemi? Kompanitë kanë mbyllur dyert dhe qeveria flet për luftë ku secili duhet të shtrëngohet. Më shumë se kaq?! Edhe për sa mund të mbijetojmë?
Zëri i Papës ishte i ulët, i ngadaltë, sa pothuaj lexonte me rrokje. Nuk e kisha parë kurrë kaq të lëshuar. Në mundshim, të ruajmë arsyen tani që bota ka humbur fillin dhe fajin ne na e hedh…


Tags: KolonavirusilutjePapaShqipëria
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
Një tortë në kushte karantine si e Jonidës, këngëtarja zbulon me disa foto si festoi këtë vit

Një tortë në kushte karantine si e Jonidës, këngëtarja zbulon me disa foto si festoi këtë vit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera