Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Mrekullia shqiptare, një autobus në avion e festë në park

03/05/2020
in Pa kategori
Reading Time: 1 min read
A A
#KolonaVirusi / Mrekullia shqiptare, një autobus në avion e festë në park

Nga Ajn





Dita 50 e karantinës. Vetëm 6 raste të reja sot, në total 794 të prekur, prej të cilëve 531 të shëruar. Qytetarët dolën parqeve e shesheve ndërsa shifrat po ulen e frika po humb pushtetin. Kryeministri ka marrë rrugët e atdheut duke monitoruar rrugë që ndërtohen, projekte në zhvillim, e hapa madhorë drejt progresit. Nejse, nuk e kam me tërë mend gjithë ç’thashë, se mos bëhemi si ‘kronika e tv Kukësit’. Rrugët i ka marrë vërtetë, nuk flet më nga shtëpia, por nuk është se na zu prosperiteti. E vetmja që ka zënë, është pandemia dhe nuk po na lëshon. Helbete, tashi që vjen vera, do shkojë covidi se dy kunguj në një dorë nuk mbahen. Po hë për hë, me tëtë atë milet që kish dalë sot ndë parqe e ujdhesa, ndë lëndina e ndë rrugë, ndë oborre pallatesh e lagjesh të varfra, zor e ka të vejë. Që kurse u paketuam në pallate me shtëpi 1+1, oborret e pallateve u bënë më të nevojshme. Por edhe ato i kthyem në sheshe ndërtimi dhe rrimë ngjit e ngjit si në protestë. Sot pashë pamjet e një mrekullie; i kini parasysh ato autobusët të mbushur tejendanë nga njerëzit, ku nuk hidhet kokrra e grurit, ca më këmbë e ca ulur? I kini. Ja, një prej tyre e bëmë të fluturojë. Domethënë një avion që erdhi nga Gjermania me shqiptarë ‘të riatdhesuar’ e kishin mbushur vetëm në mall të kohëve kur gjezdisnim me autobus poshtë e përpjetë nëpër Tiranë. Eh, çbën malli. Të than sytë(dhe fytin).


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post
Disa muaj pas shkëputjes nga pallati mbretëror, Meghan dhe Harry kanë plane për mamanë e Markle

Disa muaj pas shkëputjes nga pallati mbretëror, Meghan dhe Harry kanë plane për mamanë e Markle








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera