Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Njerëz pa atdhe

05/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Njerëz pa atdhe

Nga Ajn





Dita e 23 e izolimit. 361 të infektuar, mosha mesatare e rasteve 50 vjeç e 104 të shëruar. Sot është e trishtë të shkruash për 21 jetët e humbura, mes të cilëve së fundmi një ish-boksier e dy të moshuara. Në një vend ku meshat e së dielës mbahen pa besimtarë, qyteti që nuk ndjen hapa këmbësorësh, fotografon tanke në rrugët kryesore të tij. Kilometra larg xhiros së automjeteve të armatosura, në kufijtë shqiptaro-grekë prej ditësh, në atë që njihet si tokë e askujt, më se 60 qytetarë shqiptarë kalojnë ditët e netët të bllokuar mes të ftohtit pa u lejuar të hyjnë në vend. Njësoj si sirianët para portës sime, shqiptarët e mbetur në kufi janë qytetarë pa atdhe. Atdheu u ka mbyllur dyert për shkak të rrezikut të mundshëm të infektimit me ‘Covid-19’. Për hir të mbrojtjes së jetëve, po sakrifikojmë jetë të tjera dhe le të mendojmë tashmë se cilat jetë vlejnë më shumë. Nuk mund ta dimë në të vërtetë. Tashmë i kemi ribërë kontratat shoqërore e familjare duke i lënë prindërit të mbyllur larg nesh për hir të jetës. Kemi humbur punët për hir të jetës, nuk kemi më miq për hir të jetës dhe në këtë kontratë të re ku jemi të gjithë larg të gjithëve, të lënit në tokë asnjanëse të atyre që lufta i zuri jashtë, është veçse një ndodhi më shumë- një statistikë me tepër. Tanimë kemi frikë nga të gjithë gjithnjë. E shohim njëri-tjetrin si sëmundje të mundshme. Shteti të cilit i përkasim na ka kërkuar të mos dalim, të mos ikim e nëse kemi ikur të mos kthehemi, edhe me kushtin që nuk kemi ku të rrimë. Pra jetët e kujt vlejnë më shumë dhe kush e vendos? Qytetarët të paatdhe kanë mbetur rrugëve, me pak fat kanë gjetur strehë te të afërm të largët. Të pafatët do kthehen shpejt në lypës, prej se janë qytetarë paatdhe. Kemi humbur 21 jetë dhe po lëmë në kufi së paku 60. Në tokën asnjanëse. Mes dy shteteve. Ne nuk na lejohet të dalim. Atyre të hyjnë. Ne e kemi atdheun burg. Ata e kanë shtëpi. Ne jemi lodhur prej mbylljes, ata prej pritjes. Të dy palëve na rrezikohet jeta, ne kur shkojmë për të bërë pazar e atyre nga uria e të ftohtët. Atdheu është lakuriq./revistawho.com


Tags: Kolona Virusikufinjtemidis tyrenjerezpa atdhe
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post
“Anxhali” në krizë financiare prej karantinës: Producenti duhet të më japë paratë

“Anxhali” në krizë financiare prej karantinës: Producenti duhet të më japë paratë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera