Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Për ju që vuani e për ne që mërzitemi!

08/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Për ju që vuani e për ne që mërzitemi!

Nga Ajn





Dita e 26-të e izolimit. Nuk do i mbaja mend sa janë të mos ishte për këtë ditar karantine. E kam humbur sensin e kohës. Brenda mureve nuk ndodh asgjë e re. Jashtë po. Atje është jeta dhe lufta dhe ëndrra dhe e ardhmja dhe gëzimi dhe miqtë dhe puna dhe ata që dua dhe ato që dua të arrij dhe ato që mbase nuk arrij, por që prapë do përpiqem duke u rrëzuar e duke u ngritur. Të gjitha janë jashtë si të ardhme të mundshme, por unë jam brenda dhe ndjej se po të shtrij dorën dhe mund t’i prek. Brenda me mua është vetëm shpresa dhe disa libra të mirë që për momentin më çojnë në çdo vend të botës duke më dhuruar historitë e udhëtimet e të tjerëve. Unë jam këtu, me shpresën dhe me disa shifra, 154 të shëruar, 400 të infektuar e 17 vetëm sot. Dhe ndërsa ne ankohemi për atë që nuk mundemi të bëjmë, një gazetar i ‘CNN’, Chris Cuomo,  vëllai i  Andrew Cuomos, guvernatori i New York që është prekur nga ‘Covid-19’ ka dalë me një video ku ka treguar jo vetëm si po e përjeton sëmundjen, por edhe si mund të mundet ajo. Ai kërkon që secili që është i sëmurë ta gjejë forcën brenda vetes, duke luftuar jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht.

Dhe ata që sot luftojnë me sëmundjen, të mbyllur më keq se ne, të shtrirë në spitale e krejt të pafuqishëm për të lëvizur, krejt të pamundur për të takuar të afërmit, herë-herë edhe pa folur me ta, do të duhej ta gjenin forcën te vetja. Ne jemi të vërtetë vetëm kur jemi vetëm dhe prapë nuk jemi vetëm sepse përreth nesh ka njerëz si ne që jetojnë njësoj, ndjejnë njësoj. Nëse nuk duam të mendojmë për ata që vuajnë teksa ne mërzitemi, le të mendojmë se mund të vuajmë edhe ne si ata. Chris Cuomo këshillon që secili që është i sëmurë duhet të sforcojë veten të ecë në këmbë nëpër dhomë, të çohet nga krevati, të ushqehet, të pijë lëngje dhe të bëjë gjithë ato që trupi po i refuzon. Sepse janë mushkëritë të sëmura, ndërsa mendja, duhet t’i imponohet. Që t’ia dalësh, duhet të luftosh, e ky është një rregull i vjetër sa vetë bota./revistawho.com


Tags: Kolona Virusishifrate infektuar
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Si është një ditë e zakonshme e Liberta Spahiut në karantinë?

Si është një ditë e zakonshme e Liberta Spahiut në karantinë?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera