Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Po flasin për një hapje graduale

15/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Po flasin për një hapje graduale

Nga Ajn





Dita 33 e karantinës. Të infektuar 494, vetëm sot 19, të vdekur 25.

Nuk na hahet më si javën e parë kur gatuanim dy tava e një supë përditë, për të mos llogaritur ëmbëlsirat. Problem këto kohë ka qenë peshku që gjendet në fare pak dyqane. Oreksi iku me javën e dytë kur kuptuam që kjo do zgjaste, lëshuam lugët e pirunjtë e u plandosëm në divanë si derrat  në llucë veçse ndryshe nga derrat nuk ndjenim asnjë farë kënaqësie dhe qemë të pafuqishëm për t’u çuar se tek e fundit energji të harxhuara kot qenë. Si të mos mjaftojë që s’na lë qeveri të dalim, në derë si vigane qëndron mami me garuzhde në dorë duke kërcënuar seriozisht se do e vërvisë si Skënderbeu shpatën pa mëshirë për armikun. U kam shpëtuar vërvitjeve të garuzhdës dhe shapkave të saj të lara dritë, i kam shpëtuar edhe gjellës me bamje (shyqyr s’kanë dalë ende), por nuk u kam shpëtuar punëve të rregullit në shtëpi ‘laje gotën’, ‘hiqe pjatën’, ‘kush i la çorapet këtu’, ‘kush ka harruar të thajë banjën’ dhe më kanë kapur vetëm lugët e kafes që i lija bashkë me filxhanin e petrogazin në ballkon, meqë 5 kafet e lokaleve i kam zëvendësuar me 7 kafe ‘homemade’.


Te kjo e shtata qeshë kur lexova që Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka vendosur që në javët në vijim të nisë hapja e ngadaltë. Nuk pata fare entuziasëm sepse hapja e këtyre është të nxjerrësh një ditë gishtin e madh të këmbës, një ditë këmbën tjetër, pastaj e nis me duart e krahët, derisa me radhë vijnë të tëra gjymtyrët, që domethënë nga fundi i majit i tërë trupi mund të dalë, por ende nuk është marrë vendim nëse sytë do jenë a jo të hapur. Ishte ky edicioni informativ për sonte, natën e mirë e mirëdëgjofshim./revistawho.com

Tags: gradualeHAPJEKolona Virusi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Receta nga Renato Mekolli/ Supë me perime dhe makarona

Receta nga Renato Mekolli/ Supë me perime dhe makarona








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera