Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Pse nuk jemi në një film amerikan?

07/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Pse nuk jemi në një film amerikan?

Nga Ajn





Dita e 25 e izolimit. 383 të infektuar në Shqipëri. Tani infektimet po zgjerohen brenda familjeve, thonë specialistët. Më në fund emigrantët e mbetur në Kapshticë lejohen të hyjnë në Shqipëri meqë shqiptarët e Diasporës kanë marrë përsipër të paguajnë karantinimin e tyre 14-ditor në një hotel në Korçë. Edhe 100 vjet më pas jemi ende te “Mbahu nëno mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë”. Megjithëse edhe Amerika duket më e bukur, më e madhe, më e fortë në filma se ç’është në të vërtetë. Kam disa ditë që ëndërroj të zgjohem në mëngjes dhe të kuptoj se kjo është ëndërr. Por ja që zgjohem në mëngjes dhe kuptoj se mund të fle prapë se nuk kam se ku të shkoj. Maksimumi mund të shkoj në kuzhinë, të bëj një kafe e të dal në ballkon. Çka nuk është keq nëse marrim parasysh se kam ndërruar me këtë veprim 3 ambjente. Këto veprime i shtyj për më vonë se tek e fundit i kam të 24 orët në dispozicion prej 24 ditësh. Megjithë rehatin që më ka zënë pa pasur nevojë të vras mendjen për vrapimet e jetës së përditshme, unë tani do doja të isha në një film amerikan. Në filmat amerikan ka gjithmonë zgjidhje në fund. Rastësisht sot pashë filmin e 1995-ës “Outbreak” dhe arsyeja pse e pashë ishte fiks për të kuptuar si do zgjidhej situata. Që atëherë dihej se viruset shpërndashin nga ajri, prekja dhe ambjentet e përbashkëta. Masa ushtarake, izolim dhe burgje si në ditët tona edhe në film. Po ja që aty virusi ishte shpërndarë nga ushtria amerikane dhe atyre iu desh vetëm 1 orë e 30 minuta sa zgjat filmi për ta gjetur. Megjithatë po të ishim në një film amerikan do e kishim gjetur vaksinën dhe vetë ilaçet magjibërëse. Ja pse Amerika është më e bukur në filma. ‘Hollywood’ është më i shpejtë se shteti. Nuk e kuptoj pse këta skenaristët e ‘Hollywood’ nuk i japin një dorë Trumpit?/revistawho.com


Tags: HollywoodKolona Virusiproducenttrump
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Gjithmonë në shoqërinë e njëra-tjetrës, Jona Spahiu tregon me këto pamje raportin me kunatën e saj

Gjithmonë në shoqërinë e njëra-tjetrës, Jona Spahiu tregon me këto pamje raportin me kunatën e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera