Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Shqipëria e grave të fasonerive

22/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Shqipëria e grave të fasonerive

Hand holds red banner warning rapidly spreading Coronavirus on crowded city streets. Deadly Corona virus epidemic outbreak, unknown influenza, fever or flu symptoms infecting people. Pandemic risk.


Nga Ajn





Dita e 39 e karantinës. 634 të infektuar që nga 8 marsi, 27 kanë humbur jetën zyrtarisht të paktën. Qindra shqiptarë kanë mbetur jashtë kufijve, për shkak të pezullimit mbarëbotëror të fluturimeve, duke përjetuar kohë tejet të vështira në kushtet kur burimet financiare i kanë pasur të limituara dhe gjithsesi në 40 ditë bllokimi botëror, vetëm ata që kanë llogari në banka ‘offshore’ mund t’ia dalin të jetojnë nëpër hotele. E megjithatë, ata që po kthehen me nismën shtetërore duke ju vënë në dispozicion ‘Air Albania’ si kompani flamurmbajtëse, duhet të paguajnë biletën e ardhjes dhe 2 javë hotel për karantinën e detyruar. Ndjej trishtim për të pamundurit që duhet të vuajnë dyfish si për të ardhur si për të qëndruar. Në anën tjetër, kurba e infektimit në Shqipëri ka formën e M- ve të pafundme, ndonëse 10 ditët fundit ka pasur pothuaj çdo ditë rreth 20 raste, e si për të kompensuar ato ditët me 9 raste, sot kishim 25. Tashmë, ato që infektohen janë gratë e fasonerive e familjet e tyre të varfra për aq sa gratë punojnë me paga minimale. Thënë kjo, gjej te ato gra që nuk ua di fytyrat, dhembjen e trishtimin më të madh. Të keqpaguara, të tejshfrytëzuara, shpesh të detyruara ta marrin ushqimin me vete në çanta të tejdukshme për të kontrolluar ‘vjedhjen’ e supozuar, ato gra që deri para një muaji i shihja të shtypura në autobusë të mbushur së tepërmi, janë fytyra e skllaveve moderne. Robinat e Shqipërisë, me fytyra të vrara, me duar të ashpra, të fjetura pak e të lodhura shumë, janë Shqipëria e vërtetë që ne mbyllim sytë të mos e shohim. Ato përfaqësojnë shumicën e Shqipërisë, jetën jashtë bulevardit “Dëshmorët e kombit”, jashtë bllokut e jashtë vilave gjermane, italiane, amerikane, kodrave me diell e komunave që veç emrat i kanë parisienë. Ata janë Shqipëria e dhembshur ndërsa ne ankohemi që u lodhëm në divan, na ka marrë malli për kafe apo për një udhëtim më Milano a Tajlandë./revistawho.com


Tags: Kolona Virusi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Çfarë ndryshimesh do të sjellë hëna e re nga dita e sotme?

Çfarë ndryshimesh do të sjellë hëna e re nga dita e sotme?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera