Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Sot jam një dyqan këpucësh

23/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Sot jam një dyqan këpucësh

Nga Ajn





Dita e 40 e karantinës. 663 të infektuar, vetëm sot 29 raste, 13 në burg. Parlamenti miratoi kodin e ri penal, tani jemi zyrtarisht në një sistem të ri politik, së paku për aq sa zgjat pandemia. Nëse duke thyer rregullat, infektojmë dikë që më pas vdes, do kalojmë në një izolim pas hekurave. Shqipëria, e jo vetëm, ka hequr dorë nga liritë për hir të jetës, thonë. Nuk e dimë më pas sa jetë është të mos pasurit liri. Dhe ç’jetë është të jetosh me frikën se liria është vdekje.
Sot jam një dyqan këpucësh, por asnjë këmbë nuk e shkel pragun tim. Nuk ka duar që hapin dyer dhe asnjë këpucë e imja nuk e kalon pragun. Sot jam një dyqan këpucësh, por jashtë derës sime, nuk ndjej hapa. Trotuari është bosh dhe matanë rrugës shoh klientët e mi të mbyllur brenda dyerve të shtëpive të tyre si këpucët e mia në magazinë. Numërojnë qindarkat për bukën dhe s’ka mijëra për mua. Këpucët e mia të pambathura nuk i provon askush, asnjë këmbë s’u qaset e asnjë dorë s’i prek. Më kanë lënë të hapem, por nuk i lënë klientët e mi të vijnë. Liria ime nuk është liria e tyre, e për aq kohë sa ata janë mbyllur ç’vlerë ka hapja ime. Liria ime merr kuptim me lirinë e tyre, përndryshe as unë as ata nuk janë të lirë.
Sot jam një dyqan këpucësh, por ndjej vetëm erën e lëkurës, nuk ndjej erën e jetës, erën e njeriut, erën e frymëmarrjeve dhe trupave njerëzorë. Kam të njëjtat këpucë në vitrinë prej dy muajsh, e tani që ju hoqën pluhrat janë bërë më të bukura. Por edhe ato bartin dhembjen e trishtimin e atyre që i kanë qepur duke punuar si të marrë në ngrehina të mëdha që prapë kanë pak vend. Sot jam një dyqan këpucësh e ata pak njerëz që kalojnë para meje i kanë këpucët si të Lulit të vocërr. Shtrëngojnë fort në duar ndonjë qese të vogël me fruta dhe shpijnë këmbët e tyre të lodhura. Sot jam dyqan në një botë që as nuk blen, as nuk shet, as nuk merr, as nuk jep, as ka aromë, e as shije. Bota e frikës është si ngjyra e këpucëve të mia, e errët. Siguri për të nesërmen japin më shumë këpucët e mia se bota jashtë. Dhe ja ku jemi pjesë e së tërës, këpucë që nuk mbathen e këmbë që nuk ikin./revistawho.com


Tags: Kolona Virusi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Receta nga Renato Mekolli/ Linguine me fruta deti

Receta nga Renato Mekolli/ Linguine me fruta deti








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera