Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Të vendosësh të ardhmen në terr

16/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Të vendosësh të ardhmen në terr

Nga Ajn





Dita 34 e karantinës. Sot 26 u shëruan, ndërsa 24 të tjerë dolën pozitiv. Deri sot 26 kanë humbur jetën, ndërsa të infektuar në tërësi janë 518 të sëmurë.

Jemi në mesin e një terri të pamatë. E dimë, se diku matanë, diku përreth, diku ku ne nuk shohim, ka dritë, një dritë llamburitëse që ndrin gjithë ç’prek e lan me qumësht blete një botë që s’është më e jona. Për ca kohë. E dimë se dikur ne do ta shohim dritën, ta ndjejmë  qumështin që na shëron nga plagët, se do vëmë kapele prej dritës e syze që të mbrojmë shikimin e brishtë nga mbyllja e gjatë. Por, tani ne jemi në mes të territ dhe ato që dimë s’kanë rëndësi, sepse nuk i shohim dhe ngaqë nuk e shohim ne vëmë në dyshim edhe zotin, ndaj do të qe e panatyrshme që të mos vinim në dyshim dritën që buron prej tij. Kështu pra, në mes të këtij terri, me sy të mbyllur siç jemi, ne duhet të hedhim hapa drejt së ardhmes, kuturu pa e ditur se ku po shkelim, çfarë po prekim dhe çfarë rruge po lëmë në të mëngjër, e në cilat ferra e lëndina po hyjmë. Kështu pra ne që peshonim me imtësi të qindat e mundësive tona, ja pra, ku gjendemi duke ecur symbyllur drejt të ardhmes pa ditur se ku, si, për sa. Dy a tri javët e ardhshme mund ta hapen disi jetët tona por dy-tri javë janë shumë kur ne duhet të vendosim me sytë mbyllur, sot, tani. Dhe mundësitë që na jepen janë lëmosha lufte. Tani po jetojmë në lëkurë luftrat që kemi lexuar në libra, si kastat e dikurshme që në kohë lufte fshiheshin si të përndjekur, edhe ne, u fshihemi jetëve për hir të jetëve. Le të mos humbim besimin te njeriu duke parë qartë në ta edhe ujqërit nëse janë. Le të mbijetojmë deri në të ardhmet tona dhe kur të jemi në të ardhmen të ndryshojmë atë që mundemi./revistawho.com


Tags: e ardhmjaKolona Virusine terr
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Getinjo zbulon se çfarë i ka bërë karantina, fansat nuk mund të ndalojnë së qeshuri me pamjen e tij

Getinjo zbulon se çfarë i ka bërë karantina, fansat nuk mund të ndalojnë së qeshuri me pamjen e tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera