Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Vrasje me frymëmarrje

19/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Vrasje me frymëmarrje

Nga Ajn





Dita e 36 e karantinës për mua. Për të tjerë ka kaluar dita e 40. 14 të infektuar të rinj janë konfirmuar sot, në total 562. Pas 6 javësh mbylljeje dje nëpër Shqipëria u lejuan të dalin të moshuarit. Lejen u dha shefi i qeverisë me një status në ‘Faccebook’. Po ai, dokumentoi me një sërë fotosh parqe e rrugë ku të moshuarit ecnin a merrnin rreze. Sot lejen për të dalë e patën nënat me fëmijë deri 10 vjeç. Leja ju dha dje sërish me një postim në ‘Facebook’, ndërsa xhiroja e tyre në sheshe e parqe u ndoq nga fotografë profesionistë që sollën portrete fëminore e nëna të qeshura. Ç’imazhe fantastike të një eksperimenti të madh, aparati dhe droni na ndjek kur jemi të izoluar, na ndjek edhe kur na jepet leja për të dalë. Jemi të përndjekur kudo, e dokumentohemi në lëvizjet tona. Imazhet tona postohen për të treguar se sa të lumtur jemi. Gjobat e vëna deri sot janë falur, sepse parimisht ishte të paligjshme, gjobat nuk mund të vihen bazuar në postime kryeministrore as ministrore. Por nga nesër, hyjmë në një fazë të re. Ndryshimi i kodit penal të enjten në kuvend bën që gjobat të jenë të ligjshme dhe rreziku për ata që thyejnë izolimin a karantinën është i ashpër. Sepse rrezikon jetë. Një sërë nenesh kushtetuese janë pezulluar, liritë e të drejtat janë kufizuar dhe shteti ynë tashmë i ngjan më shumë atij pararendës komunist, ndonëse këtë herë bëhet fjalë për të shmangur infektimet nga ‘COVID-19’. Nesër është një ditë e re. Hapen disa biznese, duke bërë të lirohen masat. Kujdesi tashmë duhet të jetë i jashtëzakonshëm, për vete, për tjetrin, për atë si ne. Sepse këtë herë tjetri jemi ne dhe nëse nuk jemi mirë të gjithë nuk është mirë asnjë. Zezoma që endet nëpër botë si edhe te ne, nuk është më e huaj. Ajo mund të jetë kudo. Dhe nëse fqinji ynë është keq, jemi dhe ne. Nesër është një ditë e re, një javë e re. Java e 7-të e Covidit mes nesh, java e shtatë e frikës, panikut, trembjes. Nesër është një tjetër e hënë mbyllur, pa shkolla e takime. Tashmë me një kod të ri dënimi, kriminel je edhe nëse përhap një sëmundje krejt pa dashje. Jemi në të ardhmen, vrasje pa paramendim, padashje, padijeni. Vrasje me frymëmarrje. Merrni frymë thellë, nxirreni mbi maskën tuaj dhe heshtni. Fjala dhe frymëmarrja në drejtim të gabuar mund të vrasin./revistawho.com


Tags: Kolona Virusirregullate reja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Receta nga Renato Mekolli/ Fileto pule me salcë të ëmbël dhe të thartë

Receta nga Renato Mekolli/ Fileto pule me salcë të ëmbël dhe të thartë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera