Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kombëtarja nuk del në stërvitje, Cana: Premion 2 mln euro do e marrim, kontribuon dhe Rama

16/11/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kombëtarja nuk del në stërvitje, Cana: Premion 2 mln euro do e marrim, kontribuon dhe Rama

Shpërblimi prej 2 milionë eurosh që FSHF­ja vendosi për skuadrën pas kualifikimit në Euro 2016 ka qenë dje temë diskutimi në mbledhjen e paradites mes ekipit dhe zyrtarëve të FSHF­së. I pranishëm ka qenë edhe Presidenti i Federatës, Armand Duka. Ekipi kombëtar ka anuluar seancën stërvitore të paradites së djeshme, për shkak se ka zgjatur përtej parashikimeve mbledhja mes skuadrës, De Biazit dhe Presidentit Duka, transmeton “Balkanëeb”. Mësohet se gjithçka ka qenë gati dhe seanca duhej të kishte nisur në orën 10:30, por lojtarët dhe De Biazi nuk mundën të paraqiteshin në fushë. Fillimisht u fol për një mbledhje me tone të ashpra dhe për lojtarë të pakënaqur, por kapiteni Lorik Cana ka shpjeguar për “Panorama Sport” se ka qenë një çështje tërësisht proceduriale. Mbrojtësi kuqezi ka deklaruar se pjesë e premios do të bëhet edhe qeveria shqiptare, pasi, sipas tij, ka qenë vetë Kryeministri Rama ai që ka ofruar mbështetje edhe për sa i përket shpërblimit. “Është e vërtetë që është zhvilluar një mbledhje me drejtuesit më të lartë të FSHF­së, por është çështje e brendshme e ekipit dhe nuk mendoj se ia vlen të diskutohet publikisht kjo gjë. Është diskutuar thjesht për detaje proceduriale. Skuadra nuk ka mundë si të mblidhet më gjatë këtij viti. Gjatë mbrëmjes gala, së bashku me drejtues të FSHF­së dhe me Kryeministrin Rama u zhvillua një bisedë rreth kësaj teme dhe ai shprehu dëshirën e gatishmërinë që qeveria të kontribuonte për shumën totale të vendosur. “Po jua them qartazi se ajo shumë (2 milionë euro) është caktuar që në avion menjëherë pas ndeshjes në Armeni dhe nuk e ndryshon asgjë”, ka deklaruar Cana.






Tags: KOMBETARElorik canaramashperblimishuma
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Harrojnë tragjedinë, Ajdin Sejdia puthje të nxehta me gruan në Paris (foto)

Harrojnë tragjedinë, Ajdin Sejdia puthje të nxehta me gruan në Paris (foto)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera