Skuadra kombëtare shqiptare e futbollit që na përfaqësoi në Euro2016, sapo ka mbërritur në Aereportin Nënë Tereza. Djemtë u pritën nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla dhe përfaqësues të tjerë. Pasi zbritën nga avioni, ata qëndruan për Himnin e Flamurit që u luajt nga Banda e Tiranës e më pas u drejtuan në këmbë për nga godina e aereoportit.