Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Kombinimet perfekte të shenjave të horoskopit

27/11/2017
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Kombinimet perfekte të shenjave të horoskopit

Kur ti dhe shoku/shoqja jote e ngushtë jeni bashkë, gjërat priren të dalin jashtë kontrollit në kuptimin e mirë të fjalës. Ti mund të kesh dikë që të ndihmon të përballosh vendimet e gabuara dhe të nxjerr nga situata.
Disa nga këto shenja të horoskopit mund të jenë kombinime të shoqërisë perfekte krejtësisht të papritura si Bonnie dhe Clyde por pa ngjarje dramatike. Mund të kenë karaktere komplet të kundërta me njëri-tjetrin por që së bashku krijojnë një skuadër të mirë. Këto shenja astrologjike të horoskopit kanë cilësitë që tjetrit i mungojnë dhe kur kombinohen ata kompensojnë mangësitë e shenjës tjetër.
Duke pasur një balancim të natyrshëm, njëri ndërmerr veprimin ndërsa tjetri ka bërë një planifikim të paparë. Nëse ti dhe mikja jote i bashkoni këto aftësi ju jeni një forcë e pandalshme gjallate. Ose ju të dy/dyja keni të njëjtat cilësi me të cilat mund të krijoni një shpërthim mbresëlënës.
Të gjithë kemi nevojë për një bashkëpunëtor për planet tona. Një mik ka guximin që me një lloj respekti dhe dashurie të ngrihet dhe të thotë që po sillesh si një idiot. Gjithashtu është i/e gatshme t’ju mbështesë në çdo gjë që ke planifikuar, pa e patur asnjë ide tjetër se për çfarë bëhet fjalë përveç se duhet ta bëni atë gjë sëbashku dhe tani.
Gjej se cili është kombinimin perfekt i listuar më poshtë i mikut/partnerit. Kombinimi mund të të habisë.





 

Dashi dhe Akrepi
Që në pamje të parë mund të gërmëzosh katastrofë, një zjarr i madh mund të krijojë një vullkan vdekjeprurës. Por kur këto “femme fatales” intensive i bashkojnë idetë e tyre, janë të pandalshme.
Ata kanë aftësitë që ju nevojiten për të zgjidhur çdo problem me të cilin i përball jeta. Në artrologji, Akrepit i pëlqen të mendojë përpara se të veprojë, ndërsa Dashi është zonja e veprimit. Edhe pse mund të mërziten me njëri-tjetrin ata paraqesin më të mirën e tyre. Akrepi e ndihmon Dashin që të jetë më i vendosur dhe Dashi i sjell gëzimin e tij Akrepit duke e bërë më të lehtë planifikimin e ndodhive emocionuese për kënaqësinë e tyre.


Demi dhe Peshorja
Duket sikur dyshja nuk do të funksionojë për shkak të fleksibilitetit të Demit në situata të caktuara dhe gatishmërisë e Peshores për të krijuar harmoni.
Gjëja që i lidh këto dy shenja është se të dyja e vlerësojnë artin, gjërat e bukura dhe udhëtimin. Peshorja i jep Demit motivimin pozitiv për të startuar projektimet dhe hobet e tyre. Dhe kur Peshorja përballet me një problem Demi do të jetë aty për t’i dhënë disa këshilla të dobishme.

Binjakët dhe Gaforrja
Binjakët dhe Gaforrja krijojnë kombinimin perfekt. Ata lidhen nga një nivel intelektual dhe dashuria për të folur për disa gjëra.
Gaforrja i mbulon Binjakët me dashuri kurdo që të kenë nevojë. Binjakët, nga ana tjetër, i japin Gaforres mbështetje intelektuale duke bërë çdo gjë të mjaftueshme për t’i sjellë Gaforres humorin. Sapo Binjaku kupton se Gaforrja duhet të mbajë diçka të fshehtë ata krijojnë një forcë që duhet marrë parasysh.

Luani dhe Bricjapi
Luani dhe Bricjapi kanë një nuhatje të mirë për biznes. Së bashku ata do të nxjerrin versionin më të mirë të njëri tjetrit dhe do të arrijnë sukses të madh.
Këto shenja nuk e kuptojnë se përse duhet të veprojnë së bashku dhe ndjejnë sikur i bëjnë gjërat më mirë vetë. Kur bashëveprojnë ata mund të jenë një dyshe e fuqishme. Luani do të marrë rolin e komandës në planifikimin e festave të tyre, ndërsa Bricjapi preferon që të punojë prapa skene. Këta të dy do të organizojnë një ditëlindje të goditur. Luani do të sigurohet që të gjithë po kënaqen ndërsa Bricjapi do të realizojë një punë perfekte me ushqimin dhe dekorimet.

Virgjëresha dhe Ujori

Këtyre dy shenjave u pëlqejnë përsosuritë e jetës, jetesa e sofistikuar dhe gjërat të cilat kërkojnë të preken nga një mendim i hijshëm.
Ujori është mendues origjinal i cili preferon të veprojë shpejt mbi idealet e veta. Virgjëreshës i pëlqen të krijojë dhe së bashku mendojnë dhe planifikojnë gjatë rrugës. Këto dy shenja i mbështesin idetë e njëri tjetrit.

Shigjetari dhe Peshqit
Shigjetarin dhe Peshkun i lidh shpirti i tyre humanitar. Shigjetari është një mendimtar që shkon aty ku e drejton zemra. Peshqit veprojnë pak më shumë në koken e tyre.
Këto dy motra dëshirojnë njohuri dhe do të shkojnë në kërkim të tyre së bashku. Peshqit do të jetë gjithmonë një mbrojtës i Shigjetarit duke i dhënë mbështetje në raste nevoje dhe duke e inkurajuar të eksplorojë. Këto gjëra e ndihmojnë Shigjetarin të bëhet një njeri më fisnik.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Next Post
Arian Çani i del në mbrojtje Viola Spiros, ja çfarë shkruan ai

Arian Çani i del në mbrojtje Viola Spiros, ja çfarë shkruan ai








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera