Vdekja e aktorit Matthew Perry tronditi botën e artit dhe jo vetëm. Por mesa duket për disa nuk ka qenë aq tronditës lajmi.
Komediani Kevin Brennan ka bërë një koment të pahijshëm për vdekjen e aktorit Matthew Perry.

Komediani vuri në dukje mënyrën se si ndërroi jetë aktori në vaskën e shtëpisë së tij, duke shprehur që me sa duket i ishte dukur argëtuese.
“I mbytur në vaskë. Haahahah”,- shkruan krahas lajmit.
Ky koment ka ngjallur kritika kundër komedianit, teksa ai sërish ka bërë një tjetër koment.
“Nuk u talla, thjesht mendova se ishte për të qeshur. Por, më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit”, ka vazhduar ai.
Aktori 54-vjeçar është gjetur i mbytur në vaskën e tij, teksa ekspertiza ende nuk e ka dhënë versionin përfundimtar të shkakut të vdekjes.









