• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kompanitë e mëdha të telekomunikacionit, dhurojnë 40 pajisje respiratore për sistemin shëndetësor

Në një kohë kur sfida me pandeminë vazhdon me rritje të numrit të të infektuarve gjatë ditëve të fundit, kompanitë më të mëdha në tregun e telekomunikacionit, Vodafone Albania, Telekom dhe ALBtelecom kanë dhuruar për sistemin shëndetësor, 40 pajisje respiratore me një vlerë prej 30 mijë euro në total. Këto pajisje janë të nevojshme për të trajtuar rastet e komplikacioneve në frymëmarrje, përpara terapisë intensive.

E pranishme në ceremoninë për dorëzimin e këtyre pajisjeve, ishte zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mira Rakacolli, e cila vlerësoi kontributin e dhënë nga sektori privat, konkretisht tregu i telekomunikacionit, në këto ditë të pazakonta për shëndetësinë në Shqipëri: “Ju falenderoj në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë personelit mjekësor, për gjithë solidaritetin dhe për këtë ndihmë financiare dhe materiale që ofrohet për njerëzit në këto kohë të vështira.” Znj Rakacolli shtoi më tej se gjetja e këtyre aparateve nuk ka qenë e lehtë në këto kohë, kur e gjithë bota u prek nga kjo pandemi. “Ka pasur një kërkesë ndërkombëtare shumë të lartë dhe sfida për sigurimin e këtyre pajisjeve ka qenë padyshim e mprehtë, pasi edhe transporti ka qenë i kufizuar. Jemi të kënaqur që i kemi në kohë.”- përfundoi znj. RakacolliPërfaqësues të operatorëve celularë thanë se vendosën të solidarizohen, duke treguar përgjegjësinë si kompani private për tëkontribuar në ndihmë të qeverisë shqiptare në këto kohë të vështira të pandemisë së Covid 19. Këto pajisje do t’i shërbejnë gjatë sistemit shëndetësor publik në ndihmë të pacientëve me sëmundje të tjera respiratore, edhe pas kapërcimit të situatës së pandemisë.