Lajmi i shtatëzanisë së Tunës ka qënë kryefjala e mediave rozë dhe portaleve online. Edhe pse Tuna është treguar e kujdesshme ndaj mediave, ka qenë e pamundur të mbahet e fshehtë shatzënia e saj. Pasi konfirmoi shtatzëninë dhe bashkë me të edhe lidhjen me Patrisin, një javë më parë në një intervistë në Këngën Magjike, ajo u shpreh se gjininë nuk donte ta zbulonte dhe kërkoi që këtë gjë ta shijonte bashkë me partnerin e saj. Por mesa duket Tuna nuk arriti ta mbajë të fshehur as këtë sepse edhe pse vetë këngëtarja nuk ka dashur ta zbulojë gjininë e fëmijës, burime të Elite Zone Show, programi i Elita Rudit, kanë konfirmuar se Tuna dhe Patrisi po presin djalë.