“Dance With Me” programi që pritet të nisë së shpejti transmetimin në Tv Klan, duket se ka ndërruar shumë emra deri në minutën e fundit. Nuk po flasin për ata që kanë qenë kategorik në pjesëmarrjen në këtë spektakël, siç është futbollisti i njohur Alban Hoxha, por edhe për emra të tjerë që u përfolën, apo edhe më keq për ata që bën disa ditë prova dhe më pas u larguan. Deri në sekondat e fundit ka qenë i lakuar emri i këngëtares Baby Gee, e cila do të vallëzonte me masterchefin Renato Mekolli dhe më pas aktori i njohur Bujar Asqeriu, i cili do të vallëzonte me këngëtaren Laura Nezha. Por në këtë rast ishte fati i Renatos dhe Laurës të kërcenin bashkë, kur mbeten vetëm pa partnerët e tyre. Por ka edhe më keq. Vigan Shehu dhe Einxhel Shkira ishin ata që provuan të ishin “balerinë” për disa ditë, por që nuk do ti shihni kurrë të vallëzojnë në skenë. Pak më herët Gazeta Express publikoi një prononcim të Vigan Shehut, ku shprehej se për arsye personale nuk do të ishte pjesë e edicionit të tretë të spektaklit të vallëzimit, ndërsa sipas Express thuhet se moderatorja seksi, Einxhel Shkira është larguar për shkak të debateve. Kontradiktat me anëtarin e jurisë njëkohësisht koreograf i DWM, e kanë bërë Einxhel të largohet. Mesa duket kjo nuk është një periudhë e mirë për të, pasi kujtojmë që është larguar edhe nga IN Tv.