Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm! 18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo! 18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Konkursi i yjeve botërore të Operës gati për skenën e Tiranës

26/03/2024
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Konkursi i yjeve botërore të Operës gati për skenën e Tiranës

Gjithçka është gati për të pritur në Tiranë edicionin e njëzetë të Festivalit Ndërkombëtar Të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, që do të  zhvillohet në Tiranë në datat 28-29  Mars.





Gjashtëmbëdhjetë konkurrentë, nga e gjithë bota do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare “Marie Kraja”. Ata do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë prej disa prej drejtuesve të operave të mëdha evropiane, menaxherë artistikë nga më të rëndësishmit, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të bëjnë hapa të vlefshëm në karrierën e tyre të ardhshme

Në edicionin e tij të njëzetë festivali “Marie Kraja” është bërë i kërkuar për artistët e rinj nga e gjithë bota, duke u renditur në festivalet më të preferuara për nga niveli i organizimit, i shoqëruar dhe nga orkestra e Radio Televizionit Shqiptar dhe një transmetim të drejtëpërdrejtë në Telezionin Kombëtar Top Channel.


Në natën e parë, 27 mars, pa praninë e publikut këngëtarët do të konkurojnë vetëm përpara jurisë, ku në qetësinë e duhur do të vlerësohen teknikisht. Kurse dy netët e tjera do të jenë të ndërtuara në formën e spektaklit, i cili në sajë të bashkëpunimit me Top Channel, gjatë të dyja netëve do të mund të shijohet nga të gjithë, me regjinë e Redi Trenit. Dirigjenti i orkestrës dhe gjithashtu Drejtor Artistik i Festivalit vjen nga Anglia dhe edhe për këtë vit është i mirënjohuri Martin Andre, tashmë një nga emrat bazë të festivalit. Për të prezantuar Festivalin rikthehet edhe njëherë sopranoja e njohur shqiptare Enkeleda Kamani, e cila e ka këtë Festival si biletën e saj të fatit, ku pas fitores në vitin 2015 iu hapën dyert e skenave të mëdha evropiane. Tani rikthehet jo vetëm si prezantuese, por dhe për të kënduar. Ashtu si vitin e shkuar do të shoqërohet në prezantim nga gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Salaj ndërsa Vikena Kamenica, përveçse anëtare jurie, do t’i bashkohet Blendit për të komentuar performancat e finalistëve.

Këngëtarët lirikë do të konkurojnë në dy disiplina: gara e arieve dhe ajo e këngës. Këngët lirike, më të njohurat e më të dashurat e repertorit botëror dhe shqiptar do të vijnë në formën e dueteve. Natën e parë duetet do t’i realizojnë me njëri tjetrin, kurse në finale ata do të këndojnë me artistët të të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. Emra të njohur si Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Lind Islami, Era Rusi, Kejsi Tola dhe Enxhi Nasufi do të këndojnë krah këngëtarëve operistikë në garë dhe pa dyshim kjo është një nga pjesët që mezi po priten nga publiku i këtij festivali.

Përveç misionit të tij kryesor, garës dhe promovimit të talenteve të reja, festivali “Marie Kraja” është dhe dy netë koncertore për t’u shijuar në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Një juri prestigjioze

Juria është e përbërë nga: Cecilia Gasdia, Drejtore e Përgjithshme dhe Drejtore Artistike e “Arena di Verona Foundation” (kryetare e jurisë); Zana Çela, Presidente and Themeluese e “Marie Kraja”; Alessandro Ariosi, President i “Ariosi Artists Management” Los Angeles; Christoph Seuferle , Drejtor i Deutsche Oper of Berlin; Tobias Hasan, Drejtor i Staatsoper Unter Den Linden, Berlin; Karen Stone, Presidente e “Opera Europa”, Bruksel; Julia Lagahuzère, Drejtore e Pergjithshme e “Opera for Peace”, Paris; Erik Malmquist, Casting Manager i “Bayerische Staatsoper”, Munich; Ervis Gega, Drejtore Artistike e Fondacionit Villa Musica Rheinland-Pfalz; John Allison, Editor i Opera Magazine, Londër dhe Vikena Kamenica Mezzosoprano në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!
Breaking News

Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!

18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
Next Post
Viti i vajzave në Grande Fratello, Perla Vatiero triumfon pas 197 ditësh qëndrim në shtëpinë e famshme!

Viti i vajzave në Grande Fratello, Perla Vatiero triumfon pas 197 ditësh qëndrim në shtëpinë e famshme!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera