“Eleftheros Tour” një produksion madhështor dhe me një ekselencë estetike të standardeve të larta, shkruan historinë në kronikat e koncerteve, duke arritur rekorde biletash në çdo qytet. Nga fillimi i qershorit e deri më sot, dhjetra mijëra fansa kanë përjetuar momentet magjike muzikore.
Konstantinos Argiros vjen për herë të parë në Shqipëri te “Korça Beer Fest”. Me një spektakël të vërtetë dedikuar publikut korçar, por dhe mijëra turistëve vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur t’i kalojnë këto ditë në Korçë. Që prej lançimit të tij ka pasur një boom kërkesash dhe rezervimesh nga fansa nga e gjithë Shqipëria.
Konstantinos Argiros, artisti më i suksesshëm i gjeneratës së tij do të ngjitet në skenën e “Korça Beer Fest” ditën e shtunë, më datë 20 gusht, duke dhuruar një interpretimin ekselent, supriza e emocione të forta.