Aktorja e dashur turke, Beren Saat, e cila kohët e fundit ka rënë në sy për dobësimin e tepërt, ka nisur të frekuentojë një dietologe. Media turke thotë se më në fund aktorja duket se ka vendosur t’u “vërë vesh” paralajmërimeve të të shoqit, Kenan Dogulu, i cili shqetësohej për shëndetin e saj. Sipas gazetës “Posta”, Saat, e cila sëfundmi është paraqitur para shikuesve me serialin “Sulltanesha Kosem”, ka nisur një program të veçantë ushqyerje.