Kosova me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 të pavlefshme është anëtari më i ri i UEFA-s. UEFA zyrtarisht ka pranuar Kosovën si anëtaren e saj të 55’të dhe atë me efekt të menjëhershëm.”Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare – disa lojë do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”- kanë qenë fjalët e para të Hashim Thaçit.