Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të rikthehet sot në Shtëpinë e Bardhë, pasi të bëhet zyrtarisht presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dita e inaugurimit do të përfshijë ceremoninë tradicionale të betimit, shfaqje muzikore dhe një sërë ballosh formale. Megjithatë, temperaturat e ulëta këtë vit kanë bërë që disa prej këtyre aktiviteteve të zhvendosen në ambiente të mbyllura.
Mes të ftuarve të shumtë, ishte edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila ndau momente nga pjesëmarrja e saj përmes Instagramit. Në një prej postimeve, ajo shfaqet në një foto me Richard Grenell, ish-ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe mik të Trump.
“Momente ikonike për t’u çmuar #përgjithmonë ❤️,” shkroi Bleona përbri fotografisë së postuar.