Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kremtohet Fitër Bajrami! Apeli i kreut të KMSH-së: “Familja shqiptare nuk po jeton ditët më të mira”

30/03/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Kremtohet Fitër Bajrami! Apeli i kreut të KMSH-së: “Familja shqiptare nuk po jeton ditët më të mira”

Besimtarët myslimanë shqiptarë, ashtu si në mbarë botën, kanë falur Namazin e Fitër Bajramit në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), Bujar Spahiu.





Në këtë ditë të rëndësishme, Spahiu përcolli një mesazh të fuqishëm për familjen, duke theksuar sfidat me të cilat përballet shoqëria sot.

“Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është. Zoti na thotë që: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit. Ndaj sot kemi nevojë për njerëz me karakter, që nuk tuten nga frika por qëndrojnë drejt ndaj së vërtetës,” u shpreh Spahiu.


Ai theksoi se kjo festë nuk është vetëm një moment gëzimi, por edhe një mesazh për unitetin dhe solidaritetin mes njerëzve.

“Kjo ditë s’është vetëm festë, por edhe mesazh. Ne jemi një komb, dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin. Sadakaja është një rikujtim ku pasuria nuk është në dorën e një njeriu, por të gjithkujt. Zoti na mëson se pasuria nuk është në atë çfarë mbledhim, por atë çfarë shpërndajmë,” shtoi ai.

Ndërkohë, pas faljes së Namazit, Spahiu uroi të gjithë besimtarët për festën dhe bëri thirrje për më shumë tolerancë dhe drejtësi.

“Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Kjo është një ditë e veçantë për shpërndarjen e lëmoshës dhe për t’u solidarizuar me të varfrit, në mënyrë që të gjithë ta ndajnë së bashku gëzimin e kësaj feste,” përfundoi ai.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
7 sjellje që e bëjnë një mashkull të humbasë interesin!

7 sjellje që e bëjnë një mashkull të humbasë interesin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera