Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

KRIMI KOMPJUTERIK/ “Shantazhe me video intime, ja si futen në kurth VIP-at nga femrat e huaja”

04/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
KRIMI KOMPJUTERIK/ “Shantazhe me video intime, ja si futen në kurth VIP-at nga femrat e huaja”

Personat që hapin më shumë adresa false dhe i përdorin ato për arsye përfitimi janë femrat që kryesisht jetojnë në Francë”. Kështu deklaroi Artan Dashi, Specialist për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Dashi tha se shantazhet kryhen në momentin që personat që përdorin këto adresa marrin në dorë video apo foto intime të “viktimave” të tyre. Sipas tij, autorët u kërkojnë të dëmtuarve deri në 5 mijë euro për të mos ua dërguar foton apo videon miqve të tyre, ndërsa pjesa më e madhe e të dëmtuarve janë VIP-at, e kryesisht meshkujt.

Sa persona kanë rënë pre e shantazheve me video intime dhe si hapen adresat false?

Një ndër veprat penale që mbulon Seksioni i Krimit Kompjuterik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është edhe ajo e “Mashtrimit kompjuterik”. Për këtë rast, një ndër veprat më të përhapura është kur një person i caktuar apo edhe anonim hap një adresë false. Zakonisht, personat që hapin këto adresa janë femrat simpatike, shtetase shqiptare, por ka edhe shtetase të huaja. Këto femra flasin me meshkujt shqiptarë, me “translate”, me gjuhë frënge ose me gjuhë angleze, kjo varet nga vendi ku jetojnë. Zakonisht, personat më të dëmtuar janë VIP-at, por ka edhe qytetarë të thjeshtë që kanë rënë pre e shantazheve. Në momentin që hapin adresat false, ata bëjnë muhabet normal dhe më pas nxjerrin foto nudo. Në shumë raste ndodh që personat që hapin adresën false me foto dhe emër femre, u prezantohen të dëmtuarve sikur janë studente në Francë apo në vende të tjera dhe gjatë komunikimit dërgojnë fotografitë e tyre hot. Më pas, këto femra u kërkojnë të dëmtuarve shqiptarë të flasin në Skype duke u kërkuar edhe foto intime të tyre. Në momentin që u marrin këto foto, fillojnë e shohin se kë kanë friends-a në “Facebook” këta persona dhe u thonë se do u bëjnë kërkesë për miqësi për t’u dërguar foton apo videon e tyre. Si vepër penale, kjo më shumë është “Shtrëngim për përfitim”.

Ju thatë se persona të dëmtuar janë edhe VIP-at. Më të prekur nga ky fenomen, janë femrat apo meshkujt?

Më të dëmtuarit janë meshkujt. Femrat që hapin adresat false fillojnë e komunikojnë me personat e seksit mashkull deri në momentin që u marrin atyre fotot intime. Në këtë rast, burrat shqiptarë shantazhohen për videot intime nga femrat e huaja në Skype, të cilat u kërkojnë atyre edhe para. Autorët u dërgojnë llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transferohen brenda afatit që caktojnë ata.

Sa ka qenë numri i këtyre rasteve për vitin 2016? Po për këtë vit?

Për vitin 2016 ka pasur 8 raste të shantazhimit me video apo me foto hot. Ndërsa për vitin 2017, deri më tani, janë 6 raste të tilla.

Po në vendin tonë, sa i përhapur është ky fenomen? A ka pasur raste kur personat që kanë hapur adresat false ndodhen në Shqipëri?

Edhe në vendin tonë ky fenomen është i përhapur. Ka persona që adresat false i hapin këtu në vendin tonë, por këto adresa ata i hapin pa foto, vetëm për t’i shantazhuar “klientët” e tyre për t’u marrë atyre para. Shantazhuesit në fillim u kërkojnë “klientëve” të tyre 4 mijë deri në 5 mijë euro. Më pas e ulin çmimin në 3 mijë euro, por ka pasur raste që u kanë kërkuar edhe 300 euro. Në momentin që i dëmtuari i bën të ditur se do të bëjë kallëzim në polici, autori e fshin atë adresë dhe vazhdon me “viktimën” e radhës.

Kush është grupmosha më e prekur nga shantazhet?

Grupmosha më e prekur është 30-45 vjeç, e kryesisht meshkujt.

Sa persona janë arrestuar gjatë vitit të shkuar për shantazhet me adresa false?

Për vitin 2016 nga seksioni ynë janë arrestuar 3 persona.

Si procedohet në rastet kur të dëmtuarit ndodhen në Shqipëri dhe personat që kanë bërë shantazhet ndodhen jashtë vendit tonë?

Në këto raste procedohet me letër-porosi për identifikimin e linkut të “Facebook”-ut nga është bërë shantazhi. Zakonisht këto raste kanë ndodhur më shumë me Francën.

A ka pasur ndonjë person që para se të bëjë kallëzim në polici të ketë paguar para në momentin që i është kërkuar nga shantazhuesi?

Po, ka qenë një rast. Ka qenë një qytetar nga Kavaja, i cili kishte paguar rreth 500 euro.

Një thirrje ndaj qytetarëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve apo shantazheve me video intime?

Duhet të bëjnë shumë kujdes me personat që nuk i njohin dhe të mos u dërgojnë foto intime apo edhe foto të fëmijëve, pasi ka raste që personat që shantazhojnë mund të jenë edhe pedofilë.

 






Tags: krimi kompjuterikshantazhvideo intimeVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti
Breaking News

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti

11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta
Breaking News

Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta

11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!
Breaking News

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!
Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
Next Post
Nicki Minaj dhe Rihanna “luftë” për të veshurën më bukur në “Met Gala”

Nicki Minaj dhe Rihanna "luftë" për të veshurën më bukur në "Met Gala"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera