Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

KRIMI PER PASION/ “Sokrati na tha ‘e mbroj me jetë’, vajza ankohej ‘më është nxirë jeta”

05/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
KRIMI PER PASION/ “Sokrati na tha ‘e mbroj me jetë’, vajza ankohej ‘më është nxirë jeta”

Prindërit e Jonida Çanakut, 29-vjeçares vrarë nga i dashuri i saj, Sokrat Shani, që më pas i dha fund jetës me pistoletë tregojnë gjithë sa dinë për lidhjen e vajzës së tyre me 65-vjeçarin. Të ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, në “Neës 24” ata përsëritën faktin se data 13 gusht ishte nata e fundit kur e panë, deri sa më vonë mësuan nga të afërm të tyre për gjëmën që i gjeti. Kur morën vesh faktin se vajzën e tyre ia kishin masakruar dhe vrarë. Nëna e Jonidës tregon se vajza i kishte thënë se kishte gjetur një burrë, por jo në moshën e saj. “Në fillim fliste në telefon me të, ne nuk dinim gjë. Pastaj na tha se kishte gjetur një burrë, jo në moshën e saj. Vajza na e solli Sokrat Shanin në shtëpi”- tregon nëna. Sipas saj, vajza i kishte treguar që ai kishte qenë i martuar, por jetonte i ndarë nga gruaja, ndonëse jo divorc zyrtar. “Natën e parë nuk folëm asgjë, pasi iku i thashë, nuk është për ty, është shumë i madh, ai është më fëmijë të rritur, si ka mundësi që ti të përfundosh këtu, kjo para se të njihej me këtë u nda, ndenji vetëm 6 muaj. Pas ndarjes, më shumë se një vit pas ndarjes u lidh me Sokratin. Sokrati na tha që unë vajzën tuaj e dua, do ndaj gruan dhe e mbroj me jetë”- thotë nëna. “Nga hera e parë që ne e pamë, dinim se ajo e dashuronte shumë. Ajo më thotë që gjëra për Sokratin mos më zini në gojë. Flitet se ishte një lidhje për para, por ne para nga ajo dhe ai nuk pamë asgjë. Ne jemi familje e mesme, as të varfër, as të pasur, vajza ime nuk kishte 5 lekë kur ndodhi tragjedia. Vajza kishte vetëm 8-vjecaren”- thotë nëna. Ata tregojnë se sa donte atë, nuk donte të fejuarin e parë që e kishte moshatar. Prindërit rrëfejnë ndër të tjera se në 3 vjet e gjysmë lidhje me Sokratin, Jonida ishte mbyllur shumë në vetvete dhe nuk bënte asnjë lëvizje pa pyetur atë. “Na thoshte se çfarë kam i them vetë, se s’jam e vogël, di vetë se si sillem. E priste me shumë qejf, ata nuk flisnin në sytë tona. Kohët e fundit sikur e parandiente që do ti ndodhte dicka, 1 muaj më parë, më thoshte ‘i thuaj babit mos më bezdisë me fjalë se më është nxirë jeta, s’dua të më bezdisë’, se ky ia thoshte troç gjërat. Ne e përzumë Sokratin, i thamë mos të vinte më dhe ai nuk erdhi më. I thamë takoje ku të duash këtu në shtëpinë tonë jo, po e do i thashë merr shtëpi me qera”. Ndër të tjera prindërit e Jonidës kanë treguar edhe detaje nga takimi i tyre me bashkëshorten e Sokratit. “E kemi njohur ne gruan e tij, erdhi vetë dhe na tha jam gruaja e filanit. I thamë ne e dimë që ky ka grua por ne s’kemi farë i bëjmë vajzës sonë, Jonida doli vetë e takoi dhe i tha asaj gruas që ‘unë e dua’. Gruaja e të ndierit tha është burri im, ka mbiemrin tim, kur të më ndajë mua, merre’. Ne i thoshim merr shpi me qera dhe ik nga ne’.





Si e morëm vesh lajmin

Erdhi polici te porta dhe kërkoi Jonidën, doli djali. Na thanë që duam pak Jonidën na tha, se e kërkon shefi për disa të dhëna. Dola unë dhe e pyeta, ca ka bërë Jonida, ka vrarë njeri? Jonida nuk ka vrarë njeri por na duhet për ca pyetje. Më pas, erdhi një furgon i madh, polici që ishte te porta i tha atij që doli nga makina, ‘këta nuk dinë gjë’.


Na kërkuan telefonin e Jonidës, ne i thamë nuk dimë, pasi ajo e mbante me kod telefonin. Pastaj na pyeti, ‘po Sokrat shanin e njihje ti’? Po, i thashë, po e do numrin të jap kartvizitën. Atë s’e duam ne, se ai vajti në botën tjetër. Ndërkohë që për gocën më thanë se nuk po e gjenin dot.

Më pas më mori goca e motrës dhe pyeti djalin, “O Bledi tha kanë vrarë Nidën?”. “E kanë vrarë na tha, ishte te shtëpia në Golem”. U ngjitëm në shtëpi pamë televizorin dhe vumë kujën.

Krizat nisën në maj

Në maj nisën krizat mes Sokratit dhe Vajzës. Ajo i kërkonte të merrte shtëpi, e ngushtonim ne gocën, ajo i thoshte atij, por ne nuk na tregonte gjë.  Ne e patëm për tre vjet në shtëpi, nuk na u duk njeri i keq, mbase nga pamja ëngjëll e nga zemra djall, nuk flasim dot, s’dimë gjë.

jonida3

Tags: krimiprinderitviktimavrasja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Next Post
Vazhdojnë ndryshimet në Top Channel, radhën e ka ‘The Voice’

Vazhdojnë ndryshimet në Top Channel, radhën e ka ‘The Voice’








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera