Kriminel ama një yll i vërtetë. Bëhet fjalë për Jeremy Meeks, një ish-i dënuar që po shijon hapat e suksesit në fushën e modelingut. Pasi doli nga burgu, jeta e tij ndryshoi në 360 gradë. Ai mori një famë të padiskutueshme në rrjetet sociale, ku në media u publikuan disa foto të tij. Mirëpo fati i buzëqeshi. Nëse mendoni që pas daljes nga burgu gjërat nuk do të ishin më të njëjta, keni të drejtë. Kontrata të shumta, nga kompanitë më në zë ishin oguri më i mirë që Meeks të fillonte një jetë nga e para. Para, famë dhe pak dashuri në fund! Modeli i njohur është parë në shoqëri të trashëgimtares milionere Chloe Green. Dyshja po shkëmbënte puthje pasionante teksa gjendeshin me pushime në një nga ishujt e Turqisë. Epo kësaj i thonë të kesh fat!