Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Krishtlindjet rreth e rrotull botës: 10 destinacionet ndërkombëtare që mund të vizitoni

21/12/2017
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Krishtlindjet rreth e rrotull botës: 10 destinacionet ndërkombëtare që mund të vizitoni

Qytete të ndryshme të botës i festojnë Krishtlindjet në mënyra unike dhe të paharrueshme. Disa qytete e ruajnë historinë dhe traditat e vjetra ndërsa disa të tjerë impresionojnë me shumë tradita të reja.
Ja cilat janë disa nga destinacionet që mund të vizitoni nëqoftëse akoma nuk keni vendosur:





KOPENHAGEN
I gjithë Kopenhageni duket sikur kthehet në një tokë të mrekullueshme në këtë periudhë të vitit. Për shumë njerëz fillon me ushqimin, dhe për të tjerët me pijen tradicionale “glogg”. Eshtë një nga qytetet më të famshëm për tregun e Krishtlindjeve, aty ndodhet marketi më i madh në Europën Veriore.


MALTA
Qytetet e gurta të Valletta dhe Mdina janë pikat e hyrjes në këtë arkipelag mesdhetar ku shumë pushues kanë gjurmët e tyre. Në muajin dhjetor vendasit nxjerrin në pah katolicizmin e tyre pasi gjithë rrugët zbukurohen me simbole të kësaj feje. Më e bukura e këtij vendi ështe katedralja St.John, e cila është ndërtuar rreth viteve 1570 dhe ka shumë aktivitete për turistët.



PRAGA
Praga është shndërruar ne një nga qytetet më të vizituara, dhe me plot të drejtë. Arkitekturë mbresëlënëse, histori të pasur dhe një zgjedhje e shkëlqyer për të shijuar ushqimet që gatuhen aty. Gjatë kësaj periudhe të vitit kishat, kështjellat dhe ndërtesat e mëdha zbukurohen duke u bërë mjaft atraktive për vizitorët, gjithashtu tregu i krishtlindjeve konsiderohet ndër më të mirët në Europë.


DUBLIN
Dhjetori është muaji ideal për të vizituar këtë qytet. Më një kosto të ulët e cila mjafton për të eksploruar Dublinin. Nga “pubet”shekullore deri tek arkitektura e tij Georgiane. Me “Trinity College” në qendër të tij si dhe katedralja St.Patrick janë “yjet” e krishtlindjeve.


ZYRIH
Nëqoftëse dhuratat janë në axhendën tuaj atëherë Zyrihu është “supermarketi” perfekt, sidomos gjatë periudhës te pushimeve. Shumë markete krishtlindjesh dhe butiqe luksoze ndodhen në “Bahnhoftstrasse, rruga më e famshme e qytetit për dyqanet e saj, të mos harrojmë dhe pjesën industriale të qytetit e cila është e ndërtuar me një arkitekturë të vjetër mbreslënëse.


HONG KONG
Dhjetori është muaji më i shumëpritur për Hong Kongun, eventi që ndodh në Portin Viktoria që nga viti 2004 nuk duhet humbur. Një shfaqje madhështore dritash të kombinuara më shumë kujdes, muzika relaksuese në sfond, një kënd lojrash dhe të ftuar shumë të njohur do të jenë elementet e përkryer për të kaluar një Krishtlindje të paharruar.


ROMA
Shtëpizat e drrurit në rrugë janë tradita e zakonshme gjatë periudhës së Krishtlindjeve në qytetin e Romës.Shtëpiza të ndërtuara me gjithcka që nga koralet deri tek çokollatat.Një shoë i përvitshëm “100 Presepi” në “Piazza del Popolo” dhe plot drrita e bëjnë Romën një qytet që nuk duhet lënë pa u vizituar në këtë periudhë.


SIDNEI
Mungesa e dëborës nuk e shuan dot shpirtin e Krishtlindjeve në Sidnei. Nga data 21 dhjetor deri në 26 janë disa festivale rrjesht të cilat mund të merrni pjesë edhe te fitoni një shkumbosje falas. Është diçka e veçantë që destinacionet e tjera nuk e kanë “të ngrohtë dhe plazh” . E ku ka më bukur?


KEBEK
Qyteti i Kebekut ka admirues pafund të vlerave të tij historike. Rrugët e tij me kalldrëm dhe shtëpitë prej guri që zbukurohen me drita plot shkëlqim. Gjithashtu janë disa pista për ski dhe plot aktivitete të tjera. Gjatë periudhës së Krishtlindjeve pjesa historike e Kebekut kthehet në një “fshat ëndrrash”.


EDINBURG
Një qytet Krishtlindjesh ku është ndërthurur Georgiana me neo-klasiken. Në periudhën e festave aty bëhet një festival 6-javor që zgjat deri në 6 janar, kjo shkon përtej Krishtlindjeve.Vizitorët mund të hipin në “roller-coaster”, mund të ngjisin mure prej akulli dhe një sër eventesh dhe lojrash të tjera që e bëjnë këtë qytet ndër më të vizituarit në periudhën ë Krishtlindjeve./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post
Publikohen fotot zyrtare të fejesës së Meghan Markle dhe Princ Harry. A mund të ishin më romantike se kaq?

Publikohen fotot zyrtare të fejesës së Meghan Markle dhe Princ Harry. A mund të ishin më romantike se kaq?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera