Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kristi Becka i “Big Brother 8”: Unë dhe Tea çift, më të lumtur se kurrë

06/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kristi Becka i “Big Brother 8”: Unë dhe Tea çift, më të lumtur se kurrë

Kristi Becka ishte miku më i mirë i Tea Zhulit në orvatjet plot ngacmime të saj mes Vesel Kurtishajt dhe Fisnik Veisllarit brenda shtëpisë së “Big Brother”. Dy rivalët e “BB 8” tani rishfaqen në skenën publike si të dashur, duke hedhur pas krahëve bë­mat e njëri-­tjetrit me persona të tjera. Kristi dhe Tea janë të dy nga Korça, dhe e kanë nisur 2017­ me deklarata të forta dashurie karshi njëri-tjetrit. Pasi kanë gjetur veten profesionalisht në Tiranë, Tea si modele e stiliste, ndërsa Kristi si ekspert futbolli në emisionin“Bar Skedina” me Ilda Bejlerin, duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në dashuri, për të nisur një lidhje të fortë mes tyre. “Nuk dua të jap shumë detaje se është diçka private, por rëndësi ka që unë dhe Tea çift jemi më të lumtur se kurrë”, tha Kristi për gazetën “Panorama”.





Nuk dihet se kur ka nisur ekzaktësisht kjo lidhje, por ajo që komentohet nga miqtë e afërt të çiftit është se Tea ka gjetur dashurinë e vërtetë 1 vit pas zhgënjimit nga djali nga Kosova, Vesel Kurtishaj. Tea dhe Veseli u ndanë me sherr pas dy muajsh bashkëjetesë në vjeshtën e 2015­, ndarje që sipas komentuesve u pasua nga ribashkime të shkurtra, fakt ky që nuk u pranua nga ata të dy. Ndërkohë që për Kristin ajo është më shumë se e dashur, pasi ai e ka prezantuar edhe me familjen, siç duket në fotot që poston ai me Tean dhe vëllain e tij. Ata janë një nga çiftet më të reja të showbiz­it shqiptar, e duke qenë në fillimet e lidhjes, kurioziteti është i madh për të më­ suar më shumë rreth tyre. Postimet në rrjetet sociale nga dy ish­konkurrentët e “Big Brother” nuk mungojnë, pasi përmes fotove dhe videove, Tea Zhuli dhe Kristi Becka shprehin me gjeste e dedikime sa të dashuruar janë. “Deri në pafundësi e më tej”, shkruan Tea, krahas fotos së publikuar nga i dashuri i saj, ku ai e mban Tean mbi shpinë. Ndryshe nga lidhja me Veselin që dukej më e fshehtë dhe romantike, lidhja me Kristin duket më argëtuese dhe e hapur, ashtu siç është dhe natyra e tij. Le të shohim nëse çifti do të evolojnë në marrëdhënien e tyre për ta zyrtarizuar lidhjen me fejesë apo martesë.


Tags: kristi beckatea zhuli
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
LAJMI I FUNDIT/ Konferenca e parë e Festivalit, alarm për bombë në Sanremo

LAJMI I FUNDIT/ Konferenca e parë e Festivalit, alarm për bombë në Sanremo








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera