Nuk është diçka e rrallë për personazhet shqiptare që pasi nisin një karrierë ndërkombëtare, të ndryshojnë emrin për ta bërë atë më të thjeshtë në shqiptim ose edhe thjesht që të tingëllojë më bukur.
Por ky mesa duket nuk ka qenë ky rasti i bukuroshes shqiptare Kristina Bakiu, e cila tashmë punon si modele në Azi.
Siç mund ta keni vënë re prej kohësh në profilin e saj në Instagram, mbiemri i Kristinës tashmë është Baki dhe jo Bakiu dhe për këtë çështje ajo ka folur mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Dance With Me”, e nxitur edhe nga pyetjet e shumta që i janë bërë në rrjetet sociale.
“Në fakt, nuk e kam hequr unë, por ma kanë hequr në gjendjen civile, ndaj edhe tani më ka mbetur Baki, jo Bakiu…”-shpjegoi bukuroshja në skenën e spektaklit.
Class







