Bella Hadid ka rrëfyer se ka humbur shumë oferta pune dhe është larguar nga miqtë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit. Modelja 25-vjeçare është vajza e supermodeles holandeze, Yolanda Hadid, dhe biznesmenit palestinez të pasurive të paluajtshme Mohamed Hadid.
Ajo e ka kritikuar Izraelin në të kaluarën për shkak të konfliktit me Palestinën. Në një interviste që ka dhënë së fundmi,Bella, e cila ka punuar për markat më të mëdha në botë, ka shpjeguar se si ajo humbi shumë oferta pune për shkak të qëndrimit të saj politik.
Bella ka rrëfyer se ishte e vetmja vajzë arabe në klasën e saj, dhe kjo bëri që të përballej me komente raciste.








