Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kroçera superluks “Thomson Celebration” për herë të parë në Durrës, me 1222 turistë britanikë (FOTO)

25/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A

1222 turistë të huaj kanë mbërritur sot në orët e para të ditës në Durrës në bordin e kroçerës “Thomson Celebration”. Anija turistike, e cila vjen për herë të parë në qytetin bregdetar, u ankorua në kalatën 5 rreth orës 7.00 paradite. Autoriteti Portual dhe Forcat e Sigurisë Portuale kishin marrë të gjitha masat për mikpritjen e turistëve, organizimin e autobuzëve dhe për lehtësimin e kushteve të qëndrimit në portin më të madh të vendit, raporton ATSH. Nga agjencia e lundrimit “Intermed Shiping” mësohet se vetëm 5 turistë vijnë nga Austria dhe Gjermania, ndërsa pjesa tjetër janë nga Britania e Madhe.  9 autobuzë turistikë me udhëtarët e kroçerës u nisën drejt qyteteve historike të Krujës dhe Tiranës. Shumë prej turistëve kanë nisur vizitat në qendrat arkeologjike dhe muzeale të Durrësit. Kroçera “Thomson Celebration” me gjatësi 215 metra dhe tonazh të përgjithshëm 34 mijë ton ka flamur maltez. Ajo vjen nga Korcula (Kroaci) në kuadër të një turi adriatiko-jonian dhe do të vijojë lundrimin sot në mbrëmje drejt portit të Dubrovnikut (Kroaci). Pas kroçerave “Berlin” dhe “Princendam”, që mbërritën në Durrës në periudhën mars-prill të këtij viti, “Thomson Celebration” është anija e katërt turistike e këtij sezoni. Deri në muajin nëntor në portin e Durrësit pritet të mbërrijnë edhe 18 kroçera të tjera me turistë nga i gjithë globi.






Tags: durreskrocere
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Urimi i ndjerë i Manjola Nallbanit për personin më të shtrenjtë (FOTO)

Urimi i ndjerë i Manjola Nallbanit për personin më të shtrenjtë (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera