Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…” 16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë… 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kronika e paralajmëruar e një ikjeje, Tedi Blushit i kërkohet largimi nga agjencia e lajmeve

15/10/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Kronika e paralajmëruar e një ikjeje, Tedi Blushit i kërkohet largimi nga agjencia e lajmeve

Disa ditë më parë, portali syri.net paralajmëroi pushimin nga puna të gazetarit Tedi Blushi, i cili deri atëherë ishte drejtues i agjencisë Balkanweb.com, pas një përvoje disavjeçare si gazetar e zv.kryeredaktor në “Gazeta Shqiptare”. Lajmin për largimin nga vendi i punës e bëri të ditur vetë Blushi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.





” Nga sot “de facto” nuk jam më në drejtimin e portalit BalkanWeb.com. Me pak fjalë më kanë komunikuar se është vendosur të mos jem më kryeredaktor.

E vërteta është se për këtë largim (ende jo de jure) unë nuk kam asnjë komunikim zyrtar nga drejtuesit e medias ku punoj prej gati 11 vitesh, nga të cilat 6 vite me pronarin e ri. Kam pasur vetëm dy komunikime verbale me drejtorin e informacionit, administratorin dhe një takim informal me pronarin e kompanisë ku punoj, të cilët më kanë njoftuar se për arsye të njëanshme, pa më dhënë asnjë motivacion konkret, kanë vendosur pa dijeninë time, që unë të mos jem më në drejtimin e portalit.


Në respekt të Kodit të Punës dhe investimit tim prej më shumë se një dekade në këtë “grup mediatik” kam kërkuar në të gjitha këto takime informale e zyrtare, që të njihesha qoftë edhe verbalisht me motivacionin e shkarkimit nga detyra. Por në mënyrë të përsëritur më është refuzuar e drejta për t’u njohur me arsyet edhe pse qartësisht i kuptoja.

Kam kërkuar një motivacion zyrtar të vendimit për largimin nga puna sepse nuk gjeja asnjë arsye tek vetja për të ikur kokëulur nga një media ku kam investuar dhe jam rritur profesionalisht.

E vërteta është që unë gjithmonë kam refuzuar cënimin e produktit profesional. Edhe pse kam operuar në kushte tensioni dhe refuzim të hapur bashkëpunimi nga drejtori i ri i informacionit jam munduar gjithmonë që brenda etikës profesionale të refuzoj censurën dhe çdo lloj forme që tentonte të përziente parimet profesionale me axhendat personale financiare e politike.

E vërtetë është gjithashtu, që në median ku kam punuar edhe pse nuk ka një linjë editoriale “të komunikuar” unë kisha marrë vendimin të respektoja parimin e moscënimit të interesave të kompanisë ku punoj. Dhe jam i bindur qe kam bërë mire sepse ky është një parim që respektohet kudo.

Duke mos pranuar ta identifikoj veten me censurën dhe të mos i bindem verbërisht cënimit të produktit profesional aq më tepër dinjitetit profesional, kërkova pra, siç e kërkon ligji që akti i shkarkimit (pra i ndërprerjes së kontratës) të më jepet me shkrim.

Në komunikimin e fundit verbal dhe jo ligjor nga ana e administratorit të kompanisë, në prani të drejtorit te informacionit mora dje urdhërin e prerë: “Je i shkarkuar! Pikë! Ik tani urgjent ose do të nxjerr jashtë zyrës së kryeredaktorit me policë!!!!!”.

Pra u paralajmërova të tërhiqem zvarrë me policë sepse po kërkoja zbatimin e ligjit brenda një kompanie mediatike që kryefjalë ka patur denoncimin e shkelësve të ligjit!

E vërteta është që unë kam punuar me përkushtim, ndershmëri e dashuri në këtë media sepse e adhuroj këtë profesion dhe e çmoj së tepërmi fjalën e lirë. Siç besoj e ka çmuar e gjithë ajo armatë gazetarësh që në kushte presioni për të dhënë dorëheqje ose të gjendur përballë një vendimi për shkarkim faktik janë larguar (në heshtje ose jo) këtë vitin e fundit nga grupi mediatik.

Ndaj kur jam paralajmeruar se nëse hy në zyrë do tërhiqem zvarrë prej aty me policë, po pres të sqarohet ligjërisht pozicioni im në raport me kompaninë ku kam punuar prej 11 vitesh, për të mbajtur edhe unë qëndrimet e mia të mëtejshme.

Në fund, por jo për nga rëndësia, një falenderim i veçantë i shkon papërjashtim të gjithë gazetarëve të stafit të BalkanWeb, të gjithë kolegëve dhe miqve të “Gazeta Shqiptare” dhe “News 24″ me të cilët kam bashkëpunuar ngushtësisht dhe kam ndarë ditët më të bukura në jetën profesionale!”, – shkroi Blushi, për t’i lënë vendin një lumi komentesh nga kolegë, e ish-kolegë të tij, njerëz të medias, politikës, e shoqërisë civile. Nuk kanë qenë të pakta reagimet për këtë largim, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i bëri thirrje të gjitha mediave të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Tags: Tedi Blushi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…
Breaking News

“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…

16/01/2026
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen
Breaking News

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen

15/01/2026
Next Post
Dashuria e Besit dhe Xhensilës nisi kështu… Aktori i humorit falenderon Nard Ndokën

Dashuria e Besit dhe Xhensilës nisi kështu... Aktori i humorit falenderon Nard Ndokën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera