Me një status në faqen e tij zyrtare në Facebook, Edi Rama zbuloi një sekret. “Kush është i infiltruari?”, një reality show i njohur holandez ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për xhirimet e tij:
“U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality show-t të famshëm hollandez, “I infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut hollandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve”, shkroi kryeminstri.
Ai rrëfeu se vendi ynë kishte pak gjasa të zgjidhej kur trupa erdhi ën Shqipëri në fillim për të parë vendin, pro në fund pas disa ditë qëndrimi u bindën për të na përzgjedhur.
“Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë sezonin e ardhshëm”, e mbyll shkrimin e tij Rama.
Nga data 1 janar 2022 do të nisë transmetimi i programit që ka në fokus personazhe VIP të cilët do të s’kualifikohen një nga një gjatë aventurave në vendet e përzgjedhura të Shqipërisë. 11 yjet holandeze, janë artistë të njohur, gazetarë, etj. Në serinë finale të “Wie is de Mol?” (Kush është i infiltruari?) do të përcaktohet edhe fituesi, por gjithashtu, do të demaskohet edhe i infiltruari, ai që gjatë gjithë serive shkakton probleme dhe situata të mistershme.