Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kryeministri jashtë kornizave, zbuloni të vërtetat e stilit të Edi Ramës

30/03/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kryeministri jashtë kornizave, zbuloni të vërtetat e stilit të Edi Ramës

Edi Rama është emri që në mend të sjell atletet e kombinuara me kostum serioz, çorape apo kravata me ngjyra apo shallvaret.  E fundit tek e cila të shkon mendja është kryeministri brenda kostumit serioz të politikës. I lakuar, herë pas here edhe i kritikuar për stilin e tij të të veshurit aspak serioz në takimet zyrtare. I vlerësuar nga shumë të tjerë, madje dhe nga mediat botërore për stilin e tij unik.





“Në qoftë se do dilja gjithmonë me kostum dhe kravat, do të thot të dalë gjithmonë si i vdekur, të gjitha këto elementë të veshjeve të mia janë pjesë e karakterit tim jashtë të qenit politikan”- ka thënë Edi Rama në një prej daljeve të tij televizive. Por cilat janë të vërtetat e detajeve aspak të zakonshme që kryeministri i Shqipërisë ka bërë pjesë të stilit apo garderobës së tij zyrtare?

Atlete dhe vetëm atlete. Hera e parë kur kryeministri shfaqet me atlete dhe kostum serioz ishte në një takim të mbajtur në Trieste. ” Më vrisnin këpucët që kisha veshur, për fat të mirë kisha me vete edhe atletet dhe i vesha, ato janë shumë komode”- ka treguar ai në emisionin “Provokacja” disa kohë më parë. Që nga ajo ditë Rama ja ka ndierë lezetin rehatisë së atleteve dhe i ka veshur më shpesh madje edhe brenda në parlament.


Këmisha me T-shirt. Këmisha sipër T-shirtit karakterizoi të gjitha daljet e Ramës gjatë fushatës së fundit elektorale. “Ishte shumë vapë dhe duke qenë se lëviznim shumë, pothuajse në të gjithë Shqipërinë, madje në disa qytete brenda ditës e kisha të pamundur të mbaja kostum”- ka treguar Ai.

Dashuria e pakushtëzuar për shallvaret. “Ato janë pantallona  por të një forme tjetër, janë shumë shumë të rehatshme.  Shallvaret e para i kam qepur tek rrobaqepsi duke u inspiruar nga “qillotat” e myzeqarve se më pëlqenin jashtëzakonisht shumë, ato janë një ekstravagancë e jashtëzakonshme”- ka thënë kryeministri.

Syze në forma dhe modele unike. Dashuria për syzet kryesisht me kornizë rrethore dhe përmasa të vogla duket se është një element që e ka prejardhjen nga e kaluara, pak a shumë me të njëjtin stil është shfaqur edhe shumë vite më parë.

Ku është kravata? Në qoftë se dikur Rama adhuronte kravatat me ngjyra apo dizajne të veçanta tashmë në shumicën e rasteve zgjedh të shfaqet pa kravat, madje zëvendëson edhe këmishën me një T-shirt poshtë xhaketës.

Çorapet e kuqe një dashuri e përjetshme. Dashuria për ngjyrat dhe e shkuara si piktor janë dy nga elementet që justifikojnë disi këtë përzgjedhje absolutisht jo rastësore.\revistawho.com

Tags: Edi RamajashtekornizaveKRYEMINISTER
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
Next Post
Bixhoz me dashurinë/ Anika surprizon Shivain, por pëson incident, ja ç’do ndodhë të hënën

Bixhoz me dashurinë/ Anika surprizon Shivain, por pëson incident, ja ç'do ndodhë të hënën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera